Thirrje për bursa mësimdhënie për stafin akademik me kohë të plotë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me Universitetin e Valencias në Spanjë (University of Valencia) në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë stafin me kohë të plotë në UV të aplikojnë për bursë për mobilitet mësimdhënie.
Mobiliteti përfshin:
– Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie, i cili lidhet me fushën sipas kodit ISCED “0113 Degree in Primary School Education. Major in Music Education Specialist”
– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.
– Numri i kuotave: 1 (një)
– Periudha e mobilitetit: Viti akademik 2023-2024
– Dieta ditore: 160 Euro.
– Shpenzime udhëtimi: 360 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut:
https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Kriteret për aplikim për mobilitet mësimdhënie:
- Stafi akademik me kohë të plotë në UV.
- Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2.
Kriteret e përzgjedhjes:
Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:
- Arritja akademike. Titulli akademik/ Grada shkencore për stafin akademik.
- Kompetenca e gjuhës së huaj.
Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:
- Prioritet do t’u jepet stafit që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
- Prioritet do t’u jepet stafit që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit.
- Kopje e dokumentit identifikues/ pasaportë.
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
- Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
- Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës (minimalisht niveli B2). Përjashtohet nga ky detyrim personeli akademik i gjuhës angleze.
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është 26/04/2024.
Procedura e përzgjedhjes:
- UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
- Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë universitetit pritës.
- Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.
Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve në gjuhë të huaj i gjeni në linket:
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
- Koordinatoren akademike të marrëveshjes ndërinstitucionale Dr. Eliona Lici
(eliona.lici@univlora.edu.al).
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!
FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK _ Valencia