Në kuadër të procesit të Akreditimit periodik të programeve të studimit të Ciklit të Parë, si dhe akreditimin e parë të programeve të Ciklit të Dytë dhe Diplomë Profesionale, në zbatim të Standardeve dhe Kritereve të Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.531, datë 11.09.2018, Standardi I.2, Kriteri 2; Standardi I.3, Kriteri 1; Standardi I.2, Kriteri 6; Standardi I.8, Kriteri 1; Standardi II.5; Standardi II.4, Kriteri 1; Standardi II.6, Kriteri 1; Standardi III.4, Kriteri 2; Standardi IV.5, Kriteri 1; Standardi VI.2, Kriteri 3; Standardi VI.3, Kriteri 2; Standardi VI.3, Kriteri 4; Standardi VI.4, Kriteri 3; Standardi III.1, Kriteri 5; Standardi III.2, Kriteri 4; Standardi V.5, Kriteri 2; Standardi V.5, Kriteri 3; Standardi VI.1, Kriteri 3; Standardi VI. 3, Kriteri 4; për diversifikimin e instrumentave të brendshëm vlerësues, në muajt mars – prill 2024, organizuam një seri aktivitetesh fokus grupesh me studentët në prag të diplomimit në disa nga programet bachelor, master si dhe Diplomë Profesionale në tre prej Njësive Kryesore të UV-së (FE, FSHH dhe FSHTN). Këto sesione u realizuan me qëllim mbledhjen e informacionit të vlerësueshëm përsa I përket përvojave dhe mendimeve të studentëve për rrjedhën e studimeve të tyre dhe për të nxjerrë në pah sfidat dhe mundësitë që ata përballin si pjesë e udhëtimit të tyre akademik. Diskutimet, analizat e thella dhe reflektimet e studentëve ndihmuan në krijimin e një perspektive të qartë mbi sfidat dhe mundësitë përpara, duke përmirësuar kështu qasjen tonë në të ardhmen e edukimit të lartë në këto fusha. Rezultatet e këtyre aktiviteteve do të ndihmojnë në zhvillimin e politikave dhe praktikave që përfaqësojnë nevojat e studentëve dhe që përmirësojnë eksperiencën e tyre të universitetit.
Lista e programeve të vlerësuara:
- MS në “Projektim dhe Menaxhim I Sistemeve Turistike dhe Kulturore”
- BCH në “Marketing”
- BCH në “Administrim Biznesi”
- BCH në “Menaxhim Turizmi”
- BCH në “Kontabilitet”
- BCH në “Financë”
- BCH në Media në Komunikim dhe Trashëgimi Kulturore me dy profile “Gazetari dhe Multimedia” dhe “Trashëgimi Kulturore”
- BCH në “Histori-Gjeografi”
- Diplomë Profesionale në “Udhërrëfyes Turistik për Rajonin e Jugut”
- Diplomë Profesionale në “Teknik Laboratori Kimik”
- Diplomë Profesionale në “Akuakulturë dhe Higjenë e Produkteve të Peshkimi”