njoftime

Aktivitet promocional me rastin e 2 prillit, Ditës Botërore të Autizmit, i realizuar nga departamenti i Infermierisë, Fakulteti i Shëndetit.

“Autizmi nuk eshte nje semundje, aq me pak ngjitese, por nje crregullim zhvillimi qe mund te preke kedo.”

Ne bote dhe ne Shqiperi shpeshtesia e shfaqjes se autizmit eshte gjithnje e ne rritje. Ky crregullim ben pjese tek crregullimet pervazive te zhvillimit dhe karakterizohet nga keqfunksionimi i nderveprimeve sociale, komunikimit dhe i sjelljeve perseritese.

Keta individe duket sikur jane ne boten e tyre, pasi shfaqin nje shkalle te ulet interesi per pranine e te tjereve dhe nderveprimim me ta. Keshtu qe i gjithe muaji Prill, dhe vecanerisht data 2 Prill, eshte dita kur ne duhet te ndalemi dhe te kuptojme boten e ketyre individeve.

Fakulteti i Shendetit, departament i Infermierise zgjodhi studentet e vitit te dyte te programit bachelor, prane departamentit te Finances dhe Kontabilitetit, ne fakultetin ekonomik te Universitetit te Vlores “Ismail Qemali”, si auditor i nje ore te hapur ne lidhje me simptomat, diagnostikimin dhe metodat e trajtimit te autizmit. Gjithashtu qellimi kesaj ore te hapur ishte dhe percjellja e mesazhit se me mbeshtetjen e duhur, keta individe mund te integrohen dhe te kryejne funksione te caktuara ne shoqeri.