Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin nr.44 datë 08.03.2024 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:
Personel administrativ me kohë të plotë, në pozicionin “Specialist prokurimi me profil Ekonomist”, pranë Sektorit të Prokurimeve, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Është përgjegjës për realizimin korrekt të proceduarave të prokurimit publik në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke respektuar afatet e parashikuara në ligj dhe njëkohësisht standartet më të larta të transparencës ndaj publikut për një menaxhim sa më efektiv të fondeve;
- Është përgjegjës për dhënien e këshillave, udhëzimeve dhe përgatitjen e akteve ligjore e nënligjore në fushën e prokurimit publik, me qëllim zbatimin me saktësi të dispozitave ligjore në fuqi;
- Është përgjegjës për kryerjen në kohë dhe me cilësi të inspektimit të dosjeve dhe raportimin për monitorimin e procedurave të prokurimit, në përputhje me legjislacionin