njoftime

Bursa Erasmus+ për studentë në Universitetin Kadish në Spanjë (University of Cadiz)

Thirrje për bursë studimi për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA171 International Credit Mobility.

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Kadish në Spanjë (University of Cadiz) në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për bursë mobilitet për studim.

Mobiliteti  në nivel Shqipërie përfshin:

  • Shkëmbimin për studentët e programeve të studimit të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë.
  • Shkëmbimin për studentët, që trajtohen me ndihmë ekonomike të programeve të studimit të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë.
  • Kohëzgjatja: 5 muaj
  • Numri i kuotave: 3 për studentët/studentët që trajtohen më ndihmë ekonomike të

programeve të studimit të të parë, të dytë dhe të tretë

  • Periudha e mobilitetit: Semestri Vjeshtë i vitit akademik 2024-2025
  • Bursa: – 850 Euro/muaj për studentët
  • 1100 Euro/muaj për studentët që trajtohen me ndihmë ekonomike
  • Shpenzime udhëtimi: 360 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të

largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_e

Kriteret për aplikantët:

  • Të jenë studentë “Bachelor” (përjashtohen studentët që janë në vit të parë në periudhën e mobilitetit), “Master” dhe “Doktoratë” të UV-së.
  • Të jenë student, të cilët nuk e kanë përmbushur periudhën e lejuar të realizimit të mobilitetit brenda një cikli studimi (prej 12 muajsh në total).
  1. Mund të aplikojnë dhe studente të programeve të tjera të ofruara në UV nëse marrin konfirmimin prej koordinatorit akademik të marrëveshjes/ përgjegjësit të departamentit si të përshatshëm për të aplikuar, mbështetur në katalogun e kurseve të ofruara në gjuhë angleze në universitetin pritës.
  2. Të jenë studentë në programet e studimit:
  3. Bachelor në Infermieri të Përgjithshme
  4. Master Profesional në Infermieri Patologjike
  5. Master Profesional në Infermieri Kirurgjikale,
  6. Master Shkencor në Shkenca Infermierore.
  7. Bachelor ne Shkenca Kompjuterike
  8. Bachelor Teknologji Informacioni
  9. Bachelor Informatik

– Njohja e gjuhës së huaj:

  1. Për gjuhën spanjolle studentët Bachelor dhe Master minimalisht në nivelin B1, ndërsa studentët e doktoraturës minimalisht në nivelin B2.
  2. Studentët, që regjistrohen ekskluzivisht në kurse 100% të ofruara në anglisht duhet të kenë çertifikatën e nivelit B1/B2, pasi oferta është shumë e kufizuar dhe kërkesa është shumë e lartë.

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së përcaktuar prej Universitetit Kadish sipas kritereve të mëposhtme:

  • Pjesëmarrja e parë në Erasmus+: 1 pikë.
  • Merita akademike: 2 pikë
  • Studentët e masterit ose doktoratës, propozimi i kërkimit të cilëve u korrespondon me fushat prioritare të universitetit partner ose Universitetit të Kadishit dhe kanë ftesën sipas dokumentit “Annex V” bashkëlidhur kësaj thirrje) : 2 pikë.
  • Certifikatë e gjuhës spanjolle niveli B2 ose më të lartë (dokumentacioni që vërteton duhet të bashkëngjitet përmes formularit të nominimit) : 1 pikë.
  • Certifikata(at) e nivelit B2 ose më të lartë të gjuhëve të tjera (kërkohet të bashkëngjitni dokumentacionin mbështetës përmes formularit të nominimit) : 1 pikë.
  • Studentët që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj., të cilët kanë dokumentacionin mbështetës: 3 pikë.

Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:

  • Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
  • Prioritet do t’u jepet studentëve që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi.
  • Kopje e dokumentit identifikues / pasaportë.
  • Vërtetim studenti.
  • Transkript notash.
  • Letër motivimi në anglisht.
  • Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës së huaj.
  • Ftesa për studentët e master dhe doktoratës, të cilët duhet ta marrin pranimin nga një profesor në Universitetin e Kadish sipas listës në linkun https://www.uca.es/grupos/ duke i dërguar abstraktin e hulumtimit të tyre sipas dokumentit “Annex V”.
  • Dokument që vërteton që studenti u përket grupeve me diversitete sociale ekonomike,

gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, nga familje që trajtohen me ndihmë

ekonomike ose bursë nga shteti etj, (nëse e dispononi).

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:
  1. aurora.bakaj@univlora.edu.al
  2. international@univlora.edu.al
  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Shënim: Studentët janë të lutur përpara dorëzimit të aplikimit të konsultohen me koordinatorin akademik të marrëveshjes/ përgjegjësin e departamanetit, nëse aplikimi i tyre është i përshatshëm mbështetur në katalogun e kurseve sipas linkut si më poshtë:

Bachelor: https://www.uca.es/grados/

Master: https://oficinadeposgrado.uca.es/

Doktoratë: https://oficinadeposgrado.uca.es/oferta-de-programas-de-doctorado-por-la-universidad-de-cadiz/

Afati i fundit i aplikimit është 01/04/2024.

Procedura e përzgjedhjes:

  • Faza e Nominimit
  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.

2) Faza e aplikimit

  • Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e studentëve të nominuar pranë Universitetit të Kadish.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen nga Universiteti Kadish në adresën e tyre të email-it për të vazhduar me procedurat e aplikimit.

3) Faza e përzgjedhjes nga universiteti pritës

  • Përzgjedhja finale e studentëve që do të përfitojnë bursat e akorduara për universitetet shqiptare do të realizohet nga Universiteti Kadish.
  • Në përfundim, Universiteti Kadish do të publikoj listen e studentëve të përgjedhur në faqen zyrtare te internetit.

Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kreditë të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve në gjuhë të huaj i gjeni në linket:

https://internacional.uca.es/

Bachelor: https://www.uca.es/grados/

Master: https://oficinadeposgrado.uca.es/

Doktoratë: https://oficinadeposgrado.uca.es/oferta-de-programas-de-doctorado-por-la-universidad-de-cadiz/

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!

FORMULAR-APLIKIMI-STUDENT- (6)