njoftim punesim

Specialist prokurimi me profil Ekonomist”, pranë Sektorit të Prokurimeve

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin nr.44 datë 08.03.2024 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:

Personel administrativ me kohë të plotë, në pozicionin “Specialist prokurimi me profil Ekonomist”, pranë Sektorit të Prokurimeve, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  1. Është përgjegjës për realizimin korrekt të proceduarave të prokurimit publik në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke respektuar afatet e parashikuara në ligj dhe njëkohësisht standartet më të larta të transparencës ndaj publikut për një menaxhim sa më efektiv të fondeve;
  2. Është përgjegjës për dhënien e këshillave, udhëzimeve dhe përgatitjen e akteve ligjore e nënligjore në fushën e prokurimit publik, me qëllim zbatimin me saktësi të dispozitave ligjore në fuqi;
  3. Është përgjegjës për kryerjen në kohë dhe me cilësi të inspektimit të dosjeve dhe raportimin për monitorimin e procedurave të prokurimit, në përputhje me legjislacionin

Njoftimi i plote

Formulari i aplikimit