Universiteti i Tetovës më 15-17 Maj 2024 do të organizojë Kongresin e shkencave natyrore, mjekësore dhe teknologjive. UV është bashkëorganizator në këtë konferencë. Në kuadër të këtij Kongresi, do të mbahen:
1. Konferenca 9-të e Shkencave Sportive (https://sites.google.com/
2. Konferenca 8-të e Shkencave të Aplikuara (https://sites.google.com/
3. Konferenca 7-të e Shkencave Mjekësore (https://sites.google.com/
4. Konferenca 6-të e Shkencave Natyrore dhe Matematikës (https://sites.google.com/
5. Konferenca 4-të e Shkencave të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit (https://sites.google.com/
6. Konferenca e 2-të për Sistemet e Qëndrueshme Bujqësore (https://sites.google.com/
Informacione me rëndësi:
· Dërgimi i abstrakteve (vetëm në gjuhën angleze) bëhet nëpërmjet e-mailit rms@unite.edu.mk, më së voni deri më 03 Maj 2024.
· Stafet akademike të Universitetit të Tetovës si dhe universiteteve të tjera partnere të Kongresit, janë të liruar nga kuotizimi.
· Personat që dëshirojnë të marrin pjesë si dëgjues pasiv në konferencën e shkencave mjekësore duhet të kryejnë pagesën e tyre në përputhje me kushtet e përcaktuara në faqen zyrtare të konferencës(https://sites.
Ngaqë UV është bashkëorganizator, pjesmarrja e stafit është pa fee.