Thirrje për bursë studimi për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility.
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Ondokuz Majis në Turqi (Ondokuz Mayis University) në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për bursë mobilitet për studim.
Mobiliteti përfshin:
- Shkëmbimin për studentët e programeve të studimit të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë.
- Kohëzgjatja: 5 muaj
- Numri i kuotave: – 1 për studentët e programeve të studimit të parë, të dytë dhe të tretë.
- Periudha e mobilitetit: Semestri “Vjeshtë” i vitit akademik 2024-2025.
- Bursa: 800 Euro/muaj
- Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të
largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Kriteret për aplikantët:
- Të jenë studentë “Bachelor” (përjashtohen studentët që janë në vit të parë në periudhën e mobilitetit), “Master” dhe “Doktoraturë” të UV-së.
- Të jenë student, të cilët nuk e kanë përmbushur periudhën e lejuar të realizimit të mobilitetit brenda një cikli studimi (prej 12 muajsh në total).
- Të jenë studentë në programet e studimit sipas kodit ISCED:
- 011 Education
- 023 Languages (English Language)
- 0311 Economics
- 04 Business and Administration
- 05 Natural Sciences, mathematics
- 061 Information and Communication Technologies (ICTs)
- 0713/0714 Electricity and energy/ Electrical Engineering
- 0913 Nursing and Midwifery, Public health
- a) Bachelor në Infermieri Mami
- b) Master Profesional në Infermieri Pediatrike
- c) Bachelor në Infermieri e Përgjithshme
- d) Master Profesional në Infermieri Kirurgjikale
- e) Master Profesional në Infermieri Patologjike
- f) Master Shkencor në Shkenca Infermierore.
- 1015 Travel, tourism and leisure
- 003 Personal skills and development
– Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B1/ Njohja e gjuhës turke minimalisht në nivelin B1.
Kriteret e përzgjedhjes:
Studentët do të përzgjidhen në bazë të kritereve të përcaktuara prej Universitetit Ondokuz Majis si vijon:
- Nota mesatare 50% (Studentët bachelor duhet të kenë minimumin mesataren 6 sipas GPA 2.2/4.00, ndërsa studentët master/doktoraturë duhet të kenë minimumin mesataren 7 sipas GPA 2.5/4.00)
- Niveli i anglishtes 50%.
- Studentët me aftësi të kufizuar u shtohen 10 pikë.
- Studentëve që kanë përfituar më parë nga mobilitet u zbriten 10 pikë.
- Studentëve që kanë kombësi të njëjtë me vendin ku do të kryejnë mobilitetin u zbriten 10 pikë
Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:
- Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
- Prioritet do t’u jepet studentëve që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular aplikimi.
- Kopje e dokumentit identifikues / pasaportë.
- Vërtetim studenti.
- Transkript notash.
- Letër motivimi në anglisht.
- Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës së huaj. Përjashtohen studentët e programit të gjuhës angleze.
- Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar (nëse e dispononi).
- Dokument që vërteton që studenti është anëtar i komunitetit romë ose egjiptian (nëse e dispononi).
- Dokument që vërteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti (nëse e dispononi).
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën international@univlora.edu.al
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.
Shënim: Studentët janë të lutur përpara dorëzimit të aplikimit të konsultohen me koordinatorin akademik të marrëveshjes/ përgjegjësin e departamanetit, nëse aplikimi i tyre është i përshatshëm mbështetur në katalogun e kurseve sipas linkut si më poshtë:
Afati i fundit i aplikimit është 25/03/2024
Procedura e përzgjedhjes:
- UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
- Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e studentëve të nominuar pranë universitetit pritës.
- Studentët e përzgjedhur do të kontaktohen prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.
Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit pritës, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).
KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kreditë të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.
Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve në gjuhë të huaj i gjeni në linket:
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!