njoftim punesim

Personel akademik me kohë të plotë pranë Departamentit të Kujdesit Shëndetësor

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr.26 datë 19.02.2024 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për 1(një) vend të lirë pune në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:

1 (një) personel akademik me kohë të plotë, për vitin akademik 2023-2024, pranë Departamentit të Kujdesit Shëndetësor në Fakultetin e Shëndetit.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  1. Mësimdhënie në modulet e lëndëve infermierore në veprimtaritë akademike: praktikë mësimore dhe profesionale në Fier.
  2. Kërkim shkencor individual dhe në grup.
  3. Mbështetje për nevojat e Departamentit dhe Fakultetit.

Njoftimi i plote

Formulari i aplikimit