Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr.14 datë 29.01.2024 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për 1 (një) vend të lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:
1 (një) personel akademik me angazhim kohë të pjesshme, kategoria “lektorë”, pranë Departamentit të Edukimit në Fakultetin e Shkencave Humane
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Pedagog me angazhim me kohë të pjesshme për nevoja të departamentit në programin akademik: “Bachelor në Histori-Gjeografi” në fushën disiplinare Histori, Arkeologji dhe ose Trashëgimi Kulturore.
- Mbështetje për nevojat e Departamentit dhe Fakultetit.