njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për studentë në Universitetin e Ias-it “Alexandru Ioan Cuza” në Rumani (Alexandru Ioan Cuza” University of Iasi)

Thirrje për bursa studimi për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility.

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në kuadër të Programit “Erasmus+” KA171, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për bursë për mobilitet studimi për një semestër në Universitetin e Iashit “Alexandru Ioan Cuza” në Rumani (Alexandru Ioan Cuza” University of Iasi)

Mobiliteti përfshin:

– Shkëmbimin për studentët e programeve të studimit të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë.

– Kohëzgjatja: 5 muaj

– Numri i mobiliteteve: 2

– Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë” i vitit akademik 2023-2024 (26 Shkurt – 30 Qershor 2024 sipas kalendarit akademik në linkun https://www.uaic.ro/wp-content/uploads/2023/05/Academic-calendar-2023-2024.pdf )

– Bursa: 800 Euro/muaj

– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut:

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Kriteret për aplikantët:

  • Të jenë studentë “Bachelor” (përjashtohen studentët e vitit të parë), “Master” dhe “Doktoraturë” të UV-së.
  • Të jenë studentë të cilët nuk e kanë përmbushur periudhën e lëjuar të realizimit të mobilitetit brenda një cikli studimi (prej12 mujajsh në total).
  • Të jenë studentë në programet e studimit sipas fushës:
  1. 023 Languages
  2. Bachelor në gjuhë angleze,
  3. Master në mësuesi në gjuhë angleze,
  4. Master në përkthim dhe interpretim,
  5. Doktoratë në studime gjuhësore, letrare e kulturore

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës standard të pikëzimit të udhëzuar nga Universiteti i Iashit “Alexandru Ioan Cuza” në Rumani sipas kritereve të mëposhtme:

  • Merita akademike (nga 1 deri në 10, 10 është vlera më e lartë).
  • Kompetenca gjuhësore (nga 1 deri në 10, 10 është vlera më e lartë).
  • Motivimi (nga 1 deri në 10, 10 është vlera më e lartë).
  • Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta prioritet do ju jepet:
  • Studentëve që u përkasin grupeve me prejardhje jo të favorshme sociale ekonomike (duke përfshirë refugjatët kërkuesit azilantë dhe emigrantët).
  • Studentëve që nuk kanë përfituar më parë nga programet “LLP- Erasmus”, “Erasmus Mundus” ose “Programi Erasmus+”.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi
  • Kopje e dokumentit identifikues / pasaportë.
  • Vërtetim studenti.
  • Marrëveshjen lëndore për studim të firmosur nga studenti, koordinatori i marrëveshjes dhe përgjegjësi i departamentit.
  • Transkript notash (lëshuar në anglisht ose i përkthyer).
  • Dokument që vërteton njohjen e gjuhës së huaj (preferohet çertifikatë e njohur ndërkombëtarisht, në krahasim me ato të lëshuara nga universiteti apo qendrat e tjera të gjuhëve të huaja).
  • Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar/ është anëtar i komunitetit rom ose egjiptian/ vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti (nëse e dispononi).

Dorëzimi i dokumenteve të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

Afati i fundit i aplikimit është 05/11/2023

Procedura e përzgjedhjes:

  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e studentëve të nominuar pranë universitetit pritës.
  • Studentët e përzgjedhur do të kontaktohen prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.

Informacion për plotësimin e Marrëveshjes lëndore (Learning Agreement)

Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kreditë të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve në gjuhë të huaj i gjeni në linket:

https://www.uaic.ro/en/

https://www.uaic.ro/en/international/international-students/course-catalog-for-incoming-students/

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

Student Application Form

Learning agreement for studies