Thirrje për bursa trajnimi për personelin akademik dhe ndihmës akademik, në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin e Iashit “Alexandru Ioan Cuza” (Alexandru Ioan Cuza” University of Iasi) Rumani.
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në kuadër të Programit “Erasmus+” KA171, fton të gjithë stafin e punësuar me kohë të plotë në UV të aplikojnë për bursë për trajnimi 1-javor në Universitetin e Iashit “Alexandru Ioan Cuza” në Rumani (Alexandru Ioan Cuza” University of Iasi).
Lloji i mobilitetit përfshin:
– Shkëmbimin e personelit ndihmës akademik dhe administrativ për trajnim
– Shkëmbimin e personelit akademik për trajnim.
– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.
– Numri i mobiliteteve: 1
– Periudha e mobilitetit:Viti akademik 2023-2024.
– Dieta ditore: 140 Euro.
– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të
largësisë sipas linkut:
https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Kriteret për aplikim :
- Të jetë personel ndihmës akademik, personel administrative ose personel akademik i punësuar me kohë të plotë në UV
- Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2
Kriteret e përzgjedhjes:
Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës standart të pikëzimit të udhëzuar nga Universiteti i IASI “Alexandru Ioan Cuza” në Rumani’, sipas kritereve të mëposhtme:
- Arritja akademike.
- Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
- Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta prioritet do ju jepet stafit që nuk kanë përfituar më parë nga programet “LLP- Erasmus”, “Erasmus Mundus” ose “Programi Erasmus.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit.
- Kopje e dokumentit identifikues/ pasaportë.
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së (lëshuar në aglisht ose e përkthyer)
- Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
- Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës (minimalisht niveli B2). Përjashtohet nga ky detyrim personeli i diplomuar në gjuhën angleze.
- Marrëveshjen e mobilitetit të firmosur nga stafi dhe eprori më i afërt (dokumenti bashkëlidhur).
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është 05/11/2023
Procedura e përzgjedhjes:
- UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
- Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë universitetit pritës.
- Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
- Koordinatorin akademik të marrëveshjes ndërinstitucionale Prof. As. Armela Panajoti (armela.panajoti@univlora.edu.al)
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!
FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN TRAJNIM_IASI
FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK_IASI
5. Training Mobility Agreement (1)