Thirrje për bursa studimi për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility.
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Aristoteli në Selanik, Greqi (Aristotle University of Thessaloniki-AUTH), në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për bursë për mobilitet studimi.
Mobiliteti në nivel Shqipërie përfshin:
1. Studim
– Shkëmbimin për studentët e programeve të studimit të ciklit të parë dhe të dytë.
– Kohëzgjatja: 5 muaj.
– Numri i mobiliteteve: 1 (një).
– Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë” i vitit akademik 2023-2024, e cila është
nga Shkurti deri në Qershor 2023.
– Bursa: 850 Euro/ muaj.
– Shpenzime udhëtimi: Udhëtimi i gjelbër (duke përdorur transportin tokësor dhe / ose
ujor) sipas guidës të programit Erasmus+ në linkun: https://erasmus-plus.ec.europa.eu/document/erasmus-programme-guide-2023-version-1
2. Studim me afat të shkurtër.
– Shkëmbimin e studentëve të programit të studimit të ciklit të tretë.
– Kohëzgjatja: 20 ditë
– Numri i mobiliteteve: 1 (një)
– Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë” i vitit akademik 2023-2024, e cila është
nga Shkurti deri në Qershor 2023.
– Bursa: 56 Euro/ ditë.
– Shpenzime udhëtimi: Udhëtimi i gjelbër (duke përdorur transportin tokësor dhe / ose
ujor) sipas guidës të programit Erasmus+ në linkun: https://erasmus-plus.ec.europa.eu/document/erasmus-programme-guide-2023-version-1
Kriteret për aplikantët:
– Të jenë studentë “Bachelor” (përjashtohen studentët e vitit të parë), “Master”, “Doktorature” të UV-së.
– Përfshihen të gjitha programet e studimit të ofruara në UV.
– Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B1.
Kriteret e përzgjedhjes:
Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për
Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit “Erasmus+” KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:
– Merita akademike.
– Kompetenca gjuhësore.
– Pjesëmarrje në mobilitete. Prioritet do t’u jepet studentëve që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.
Kritere të tjera shtesë:
– Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
– Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
– Formular aplikimi.
– Kopje e dokumentit identifikues / pasaportë.
– Vërtetim studenti.
– Transkript notash.
– Dokument që vërteton njohjen e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B1 (nëse e dispononi).
– Letër motivimi.
– Certifikatë e Gjuhës së Huaj.
– Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar (nëse e dispononi).
– Dokument që vërteton që studenti është anëtar i komunitetit rom ose egjiptian (nëse e dispononi).
– Dokument që vërteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti (nëse e dispononi).
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
– Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën:
a) international@univlora.edu.al
– Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është 28/09/2023.
Procedura e përzgjedhjes:
1. Nominimi prej UV-së
· UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
· Për të garantuar pjesëmarrje prej të gjithë programeve të studimit përzgjedhja do të bëhet duke respektuar shpërndarjen e barabartë të numrit të bursave për çdo program studimi (1 bursë/program). Në rastet kur mungojnë aplikime për çdo program studimi bursat e mbetura do të shpërndahen mes aplikantëve duke respektuar renditjen e tyre.
· Kandidatët aplikues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it mbi rezultatet e renditjes.
· Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
· Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e studentëve të nominuar pranë AUTH.
2. Faza e aplikimit pranë AUTH:
· Të gjithë studentët e nominuar do të plotësojnë aplikimin online të AUTH-së brenda periudhës 04 – 24/10/2023 dhe do të ngarkojnë të gjitha dokumentet e nevojshme mbështetëse të kërkuara si vijon:
a) 1 foto;
b) marrëveshjen lëndore për studime në anglisht e plotësuar dhe e firmosur vetëm prej UV-së. Nëse kohëzgjatja e mobilitetit do të jetë do të jetë një semester (5 muaj), ju duhet të keni 30 kredite në marrëveshjen lëndore. Nëse është 3 muaj, ju duhet të keni 20 kredite. Modeli i marrëveshjes gjendet në linkun:
c) Jetëshkrimin (Curriculim Vitae) në anglisht.
d) Lista e notave në anglish
e) Çertifikatë e gjuhës së huaj. Për nivelin e gjuhës duhet të vizitoni linkun: https://eurep.auth.gr/en/students/international/studies/language_requirements
f) Diploma e mëparshme e studimeve (vetëm për studentët master dhe të doktoraturës)
3.Përzgjedhja prej AUTH.
· UV do të nominojë studentët nëpërmjet formularit online “e-nomination”
· Të gjithë të nominuarit do të marrin udhëzime sesi të aplikojnë online në sistemin AUTH duke dërguar të gjitha dokumentet e kërkuara.
· Pas përfundimit të aplikimeve, të gjitha aplikimet do të vlerësohen nga Koordinatorët Erasmus+ të Shkollave dhe Fakulteteve të AUTH-së. Koordinatorët do të vlerësojnë performancën akademike të studentëve, nivelin e gjuhës, si dhe gjithashtu marrëveshjen lëndore.
· Komisioni përzgjedhës i AUTH-së do të vendosi se cilit do i jepet granti i mobilitetit sipas kritereve të caktuara dhe numrin e vlefshëm të mobiliteteve për shtet.
· UV-së do i niset një list me aplikantët e përzgjedhur ose jo.
Më shumë informacion për Universitetin Aristoteli referohuni në linkun:
Katalogun e kurseve mund ta gjeni në faqen e internetit:
http://www.auth.gr/en/faculties
Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).
KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kreditë të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
- Koordinatorin akademik të marrëveshjes ndërinstitucionale, Prof. As. Enkelejd Mëhilli (mechili@univlora.edu.al )
ose
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I-rë ose në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!
FORMULAR-APLIKIMI-STUDENT AUTH