njoftime

UV HAP EDHE NJË TJETËR PROGRAM STUDIMI: FORMIM I VAZHDUAR NË FUSHËN PSIKO-PEDAGOGJIKE

Më datën 14. 07. 2023, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi, miratoi hapjen e programit të ri të studimit në fushën Psiko-Pedagogjike, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë

Ky program studimi do të jetë aktiv për vitin akademik 2023-2024.

Ky program studimi do të ofrohet nga Departamenti i Edukimit, Fakulteti i Shkencave Humane, në Universitetin “Ismail Qemali’’Vlorë.  Ky është një nga programet e studimit  të formimit të vazhduar në fushën Psiko-Pedagogjike,  me 35kredite dhe kohëzgjatje 1(një) semestër, në gjuhën shqipe, me formë studimi me kohë të plotë.

Ftojmë të gjithë të interesuarit të zgjedhin këtë program studimi si një mundësi më shumë për punësim të garantuar.

Gjeni më poshtë vendimin e Ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi

SHKRESE NR 1399 DATE 20.07.2023 (1)