Studentët e Departamentit të Drejtësisë, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë shpallen FITUES në Edicionin e IV të Debatit Universitar 2023.
Laboratori i Debatit Universitar, Fushata “Nga fjala tek veprimi” zhvillohet çdo vit në kuadër të Programit Kombëtar të Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë, SCIDEV dhe me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.
Maratona e debatit është zhvilluar ndërmjet Universitete dhe Fakultete publike dhe private nga Tirana, Durrësi, Shkodra dhe Vlora. Debatet u zhvilluan në disa faza për disa muaj, me perballje shumë të forta ndërmjet skuadrave. Studentët e Universitetit të Vlorës nën mentorimin e Dr. Jonida Mehmetaj kualifikohen në gjysëm finale me pikët më të larta, dhe gjithashtu arrijnë të fitojnë në finale përballë Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Ata debatuan për temën “Binjakezimet mes universiteteve shqiptare dhe atyre europiane do te ulin trendin e largimit te te rinjve nga vendi”, ku sipas shortit të hedhur studentët e Universitetit të Vlorës mbrojtën qasjen pro.
Kjo është hera e trete për studentët e Departamentit të Drejtësisë që marrin pjesë në këtë debat, në debatin e vitit të kaluar studentët ishin finalistë, ndërsa sivjet në 26 Maj ata arrijnë që të shpallen Fitues dhe të sjellin Kupën në Universitetin e Vlorës.
Këtë vit Universiteti i Vlorës është shpallur Fitues në dy Kompeticione Kombëtare, si Moot Court Albania dhe Debati Universitar.
Krenohemi me studentet:
Indrit Lita
Kiara Karabinaj
Altea Hoxhaj
Klaudia Imeraj,
të asistuar nga profesore Jonida Mehmetaj, Departamenti i Drejtësisë