njoftime Njoftime FSHP

Aktivitet Promocional në kuadër të Ditës së Mbulimit Universal Shëndetësor

Aktivitet Promocional në kuadër të Ditës së Mbulimit Universal Shëndetësor, i realizuar nga Fakulteti i Shëndetit, Departamenti i Infermierisë. “Shëndeti si një mirëqenie mendore, fizike, shoqërore dhe jo vetëm munges e sëmundjeve, është një e drejtë humane dhe duhet të mbrohet dhe te respektohet.

Nëse nuk veprohet “tani” sjelljet e dëmshme rrezikojnë shëndetin e çdo individi në çdo vend.

Sensibilizimi dhe rritja e njohurive të komunitetit dhe të të rinjve në lidhje me problemet që mbartin sjelljet riskante për të parandaluar dëmtimin e shëndetit dhe për të përmirësuar cilësinë e jetesës ishte qëllimi i aktivitetit që u zhvillua te Tre Racat nga Fakulteti i Shëndetit, Departamenti i Infermierisë në bashkëpunim me Departamentin e Kujdesit Shëndetësor.

Pjesëmarrësve ju ofrua informacion për sjelljet riskante, parandalimin e tyre si dhe matje falas e glicemis, presionit arterial, pulsit dhe oksigjenit.