Në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Drejtësisë, u organizua Aktiviteti “Arti për të gjithë” , një aktivitet, që bashkoi artin me zemrat e studentëve dhe fëmijëve të qytetit në sheshin para Fakultetit. Veprimtaria nën moton Arti si mjet i rëndësishëm për gjithëpërfshirjen krijoj një mjedis të shëndetshëm artistik dhe edukativ gjithëpërfshirës, duke i shërbyer studentëve në rritjen e aftësive edukative – dhe fëmijëve që u përballën me studentët e Departamentit të Edukimit si mësues të së ardhmes. Workshopi “Arti për të gjithë” nisi paraprakisht me një leksion të hapur nga Prof .Dr Ilirjana Dema(Fakulteti i Muzikës) mbi “ Rolin dhe ndikmin e Muzikës në arsimin special” duke u pasuar me Workshop, ekspozitë e studentëve, Art , Craft. Veprimtaria “Art for All” erdhi si një bashkëpunim për të dytin vit rradhazi në kuadrin e Javës Kulturore Evropiane në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, propozuar nga Ambasada e Greqisë në Tiranë, organizuar nga Departamenti i Edukimit, mbështetur nga Delegacioni Evropian në Shqipëri.