njoftime Thirrje

Shkolla Ndërkombëtare e Transparencës mbi integritetin

 

Shkolla ndërkombëtare e transparencës është një trajnim vjetor për llogaridhënien dhe anti-korrupsionin për liderët e ardhshëm.

Pjësemarrësit do të njihen me zhvillimet më të fundit në fushën e anti-korrupsionit dhe do tu ofrohen mundësi reale për të provuar dhe zbatuar idetë e tyre në praktikë.

Ky event do të organizohet në Vilnius, Lituani, në datat 26-30 qershor 2023.

Leksionet, seminaret dhe trajnimet do tu ofrojnë pjesëmarrësve një përzierje unike të njohurive ndërkombëtare dhe vendore, duke i sfiduar pjesëmarrësit që t’i qasen temës nga një këndvështrim i ri dhe të ofrojnë zgjidhje të reja, të paprovuara më parë.

 

Afati i fundit për aplikim: 28 maj 2023

 

Për më shumë informacion vizitoni faqen www.transparencyschool.org