Aktivitete njoftime Thirrje

Leksion i Hapur: “Së bashku nën fjongon e kuqe për t’i thënë STOP Sidës”

“Së bashku nën fjongon e kuqe për t’i thënë STOP Sidës” ishte slogani i yni më 1 Dhjetor në  Ditën Ndërkombëtare  kundër HIV/AIDS.
Ky aktivitet promocional u realizua si një Leksion i hapur me studentë të universitetit për t’i informuar dhe sensibilizuar rreth sëmundjes, rreziqeve, metodave kontraceptive, barrierave stigmatizuese dhe kostove të kësaj sëmundjeje, risitë e shkencës në ekzaminime, trajtime si popullata më vulnerabël.
Ky leksion i hapur u realizua me studentë të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, të Kolegjit Universitar “Pavarësia” dhe Kolegjit Universitar “Reald”.
Aktiviteti u realizua nga Departamenti i “Kujdesit Shëndetësor” i “Fakultetit të Shëndetit” në bashkëpunim e studenteve të degës Mami.