njoftime

Bursa Erasmus+ trajnimi për stafin në IES Ribeira do Louro Spanjë

Thirrje për mobilitete trajnimi në kuadër të Erasmus + International Credit Mobility në IES Ribeira do Louro, Spanjë.

Në kuadër të Erasmus + International Credit Mobility hapet thirrja per mobilitete trajnimi drejt IES Ribeira do Louro, Spanjë.

Ftohet të aplikojë personeli akademik nga disiplina të shkencave humane (fusha 0288 Arts and humanities sipas ISCED).

Numri i mobiliteteve: 3

Periudha: dhjetor 2022

Kohëzgjatja: 5 ditë

Afati i aplikimit: 6/12/2022

Për t’u informuar më shumë rreth institucionit pritës, jeni të lutur të konsultoni informacionin në faqen e mëposhtme:

  • Informacion për IES Ribeira do Louro, Spanjë: https://ribeira.org/en/home/

Të interesuarit DUHET të plotësojnë formularin e aplikimit online si dhe të ngarkojnë të gjitha dokumentet mbështetëse të kërkuara në gjuhë angleze (kopje e dokumentit identifikues/pasaportë; dokument vërtetues për punësimin në UV; CV në gjuhën angleze; ftesë nga institucioni pritës; certifikatë për njohjen e gjuhës angleze, niveli A2.Ju lutemi, gjeni më poshtë lidhjen për formularin e aplikimit:

Stafi do të përzgjidhet nga një komision ad-hoc i ngritur nga strukturat e UV-së, i cili do t’i rendisë kandidatët sipas udhëzimeve të dërguara nga institucioni pritës.

Për çdo pyetje a paqartësi, mund të drejtoheni tek Prof. As. Armela Panajoti (armela.panajoti@univlora.edu.al), person kontakti për projektin/marrëveshjen.