Thirrje për mobilitet stafi për mësimdhënie/trajnim në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA107 International Credit Mobility në Universitetin Teknik të Rigës, Letoni (Riga Technical University).
Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Universitetin Teknik të Rigës hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA107.
Ftohen të aplikojnë stafi i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë në UV.
Numri i bursave për staf për Shqipërinë:
- Numri i bursave për mësimdhënie/trajnim: 2 (dy)
Kosto e udhëtimit: 275 Euro
Distanca përllogaritet në bazë të largësisë referuar linkut https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Dieta ditore: 140 Euro/ditë
Periudha e mobilitetit: Mobiliteti është për një periudhë 5 ditore, si dhe 2 ditë udhëtimi përgjatë vitit akademik 2022-2023
Kriteret për aplikim për mësimdhënie/trajnim:
- Personel akademik/administrativ i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë në UV.
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2).
Kriteret e përzgjedhjes për mësimdhënie/trajnim:
- Titulli akademik/ Grada shkencore për stafin akademik.
- Eksperienca e punës për stafin administrativ
- Kompetenca Gjuhësore
- Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobiliteti
- Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
- Plani i punës i propozuar (staff mobility agreement);
- Vjetërsia në punë
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit;
- Kopje pasaportës;
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së
- CV vetjake në gjuhën angleze sipas modelit Europass(mund të shkarkoni një model:http://europass.cedefop.europa.eu/documents/curriculum-vitae/templates-instructions).
- Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është diplomuar për gjuhë angleze/të huaj.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
Afatet e aplikimit:
Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 09/11/2022.
Procedura e përzgjedhjes së stafit kalon në tri faza:
- Faza e Nominimit
Për përzgjedhjen e stafit në UV:
- Ngrihet një komision ad hoc, i cili do t’i vlerësojë aplikantët në bazë të kritereve të shpalluara në këtë thirrje si dhe skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
- Faza e aplikimit
UV i përcjell listën e stafit të nominuar pranë RTU. Në përfundim të periudhës së nominimit, i gjithë stafi i nominuar do të duhet të aplikojnë në platformën online dhe të plotësojnë një formular, i cili përfshin një pyetësor cilësor në lidhje me mobilitetin e propozuar dhe ku do të ngarkojnë dokumente të tilla si një CV.
- Faza e përzgjedhjes nga RTU
- Përzgjedhja finale e stafit që do të përfitojnë bursat e akorduara për universitetet shqiptare do të realizohet nga Universiteti Teknik i Rigës.
- Në përfundim, RTU do t’i dërgojë UV-së listën e aplikantëve të përzgjedhur.
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën elektronike international@univlora.edu.al.
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, kati I-rë.
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I-rë në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al
Një informacion rreth Universitetit Teknik të Rigës do të gjeni në https://www.rtu.lv/en
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!
FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK_ (1) (1)
FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN TRAJNIM (1)