Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr.69 datë 08.09.2022 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendet e lira të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:
2 (dy) personel akademik me kohë të plotë, për vitin akademik 2022-2023, pranë Departamentit të Infermierisë në Fakultetin e Shëndetit.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: seminare në lëndët paraklinike.
- Kërkim shkencor individual dhe në grup.
- Mbështetje për nevojat e Departamentit.