Thirrje për mobilitete mësimdhënie në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA171 International Credit Mobility në Universitetin e Palermos, Itali.
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA171, fton stafin e UV-së të aplikojë për mobilitet mësimdhënieje në Universitetin e Palermos.
Numri i bursave për mësimdhënie: – 1 (një)
Kosto e udhëtimit: 275 Euro
Distanca përllogaritet në bazë të largësisë referuar linkut https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Dieta ditore: 160 Euro/ditë
Periudha e mobilitetit: Mobiliteti është për një periudhë 5 ditore pune, si dhe përfshin 2 ditë udhëtimi, i cili duhet të zhvillohet përgjatë vitit akademik 2022-2023.
Kriteret për aplikim:
- Personel (akademik) i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë.
- Të jetë i fushës: Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.
- Njohja e gjuhës së huaj (minimumi niveli B2).
Kriteret e përzgjedhjes së stafit:
Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’ sipas kritereve të mëposhtme:
- Arritja akademike (Titulli akademik/ Grada shkencore).
- Kompetenca e gjuhës së huaj.
- Pjesëmarrje në mobilitete.
Kritere shtesë:
- Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
Procedura e përzgjedhjes:
- UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i vlerësojë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
- Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë Universitetit të Palermos.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formulari i aplikimit.
- Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
- CV vetjake në gjuhën angleze ose italiane (max. 4 faqe).
- Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës angleze ose italian (minimumi i kërkuar niveli B2).
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit:
- Aplikantët duhet të dorëzojnë në një pdf të vetme dokumentat sipas rendit të sipërcituar në adresën international@univlora.edu.al dhe për dijeni (CC) në adresën unimed@uni-med.net
Afati i dorëzimit të dokumentave është deri më 15/09/2022.
Në vëmendjen tuaj: Komisioni ad-hoc do të marë në vlerësim vetëm aplikimet të cilat kanë respektuar modalitetet e sipërcituara.
Më shumë informacion rreth:
- Thirrjes së shpallur nga rrjeti UNIMED e gjeni në linkun:
https://www.uni-med.net/wp-content/uploads/2022/08/COMMO-VI_CALL-FOR-APPLICATIONS3.pdf
- Universiteti të Palermos mund ta gjeni në faqen e internetit:
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I-rë në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!
Formular aplikimi staf akademik COMMO