Të dashur studentë, pedagogë dhe personel administrativ të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë!
Të dashur qytetarë të Vlorës dhe rajonit!
Ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë: gëzuar Kurban Bajramin!
Kjo festë, e cila me simbolikën e saj promovon për të gjithë ne parimet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me paqen, në nivel personal dhe shoqëror, është një moment i rëndësishëm në rrugën e njeriut drejt përsosmërisë që i kërkon besimi dhe qytetaria.
Kurban Bajrami na kujton vlerat më të shenjta njerëzore: siç janë toleranca dhe mirëkuptimi, pa të cilat nuk mund të ketë një të ardhme të denjë për shoqërinë tonë.
Duke dëshiruar gjithçka të bukur për Ju, uroj ta kaloni sa më gëzuar festën e Kurban Bajramit, me familjet dhe miqtë tuaj, me shpresën që në çdo ditë të jetës suaj, kudo dhe kurdo, t’ju shoqërojë simbolika që mbart në vetvete Kurban Bajrami!
Bujaria dhe dashuria që duhet të reflektojmë ndaj njëri-tjetrit u shpërbleftë me shëndet të mirë, sukses dhe begati për të gjithë!
Gëzuar Kurban Bajramin!
Miqësisht,
Rektori i UV
Prof. Dr Roland Zisi