5 Maj 2022 Dita ndërkombëtare e mamive
S’ka gjë më të bukur sesa të ndihmosh të sjellësh një jetë të re në këtë botë.
Studentët e degës Infermieri-mami viti i tretë paraqitën detytyrat e kursit në formën e një posteri në qendër të të cilit është nëna dhe fëmija duke i shoqëruar dhe me një mesazh kuptimplot.
psh: “Shtatzania është fillimi një dashurie të përjetshme”,” Pro Jetës”, “Ushqyerja me gji të mbush shpirtin” ”Bebi i porsalindur ka nevojë për dashuri, ngrohtësi, ushqyerje me gji”. etj
Këto punime të studentëve u dhuruan në maternitet në prani të personelit mjeksor (mjek, mami, infermier)
Në këto postera vlerësohet puna dhe kujdesi i mamive për nënat dhe fëmijët e porsalindur.