njoftime

Gëzuar Festat e Fundvitit! Gëzuar 2022!

Muaji Dhjetor, muaji i Festave, muaji ku secili nga ne vrapon, qesh dhe mendon për të qëndruar pranë njerëzve të afërt, sepse në këtë muaj të ftohtë të gjitha rrugët të çojnë në shtëpi, por ne dëshirojmë të jemi pranë jush, me kartolinën tonë, për të realizuar një vizitë dashurie në këto ditë malli që na japin kurajon e së tashmes dhe shpresën e së ardhmes!
 
Një përqafim të ngrohtë me kartolinën tone, nga ne, studentët e Fakultetit të Shkencave Humane, për pacientët e Spitalit Ongologjik, që këto festa i kalojnë larg të dashurve të zemrës.
 
Kartolina shprese, për të qendruar të fortë, shërim dhe rikthim sa më të shpejtë pranë familjes.
 
“Është e mundur jo vetëm të mbijetosh, por të lulëzosh dhe të jetosh përsëri një jetë të shëndetshme, të mrekullueshme.”
 
Sa të ketë dritë, diell dhe frymë do të ketë gëzim!
 
Ditë të gëzuara plot shëndet, shpresë dhe paqe!
 
Studentët!