njoftime Thirrje

PROGRAMI I BURSAVE RUMUNE VITI AKADEMIK 2022-2023

Ministria e Punëve të Jashtme e Rumanië njofton për ofrimin e bursave për vitin akademik 2022-2023, për qytetarët nga vendet jo anëtare të BE-së. Aplikimet mund të bëhen online ndërmjet 20 dhjetorit 2021 dhe 15 marsit 2022, ndërsa rezultatet e përzgjedhjes do të shpallen më 15 korrik 2022, nga pala rumune. Pas përzgjedhjes do të kërkohen formalitete shtesë, të tilla si marrja e vizës.

Aplikanti për bursë mund të zgjedhë një nga tre ciklet e studimit të akredituara nga Institucionet e Arsimit të Lartë në Rumani, si vijojnë:

  1. a) Bachelor: programi zgjat për një periudhë 3-6 vjeçare, në varësi të specializimit të ndjekur dhe përfundon me një provim bachelor;
  2. b) Master: programi zgjat për një periudhë prej 1 viti, 1.5 vitesh ose 2 vite dhe përfundon me provimin e disertacionit;
  3. c) PhD: programet e doktoraturës zgjasin 3-5 vite, në varësi të profilit të fakultetit të zgjedhur dhe përfundojnë me prezantimin e tezës së doktoratës.

Aplikantët mund të zgjedhin programin e studimit në të gjitha fushat, me përjashtim të mjekësisë, mjekësisë dentare dhe farmacisë.

Për ciklin bachelor dhe master janë të disponueshme vetëm programet e studimit në gjuhën rumune, duke promovuar kështu gjuhën dhe kulturën rumune. Ndërsa në nivelin e doktoratës, aplikantët mund të zgjedhin gjithashtu një program në anglisht ose një gjuhë tjetër të huaj të vendosur nga shkolla e doktoratës.

Aplikantëve të interesuar, të cilët nuk e flasin gjuhën rumune, u mundësohet një vit përgatitor në rumanisht para regjistrimit në programin e zgjedhur të studimit.

Dokumentet e kërkuara nga pala rumune (të gjitha të përshkruara më hollësisht në formatin e aplikimit) përfshijnë:

1)  diplomën,

2)  listën e notave;

3)  certifikatën personale;

4)  kopje të pasaportës;

5)  CV.

Aplikimi për bursë mund të kryhet  vetëm përmes platformës Studio në Rumani”, e cila është edhe ne gjuhën angleze, për informacion më të detajuar mbi kushtet dhe mënyrën e aplikimit, klikoni në link-et më poshtë:

https://studyinromania.gov.ro

https://scholarships.studyinromania.gov.ro

 

 

7339-njoftim-web_bursa-rumune-29-12-2021