UV ishte sot pjesë e panairit EU4Education organizuar prej Delegacionit Europian në Tiranë për të promovuar arritjet në kuadër të programit Erasmus+ dhe më specifikisht bursat për studentë nën aksin Interantional Credit Mobility.
Janë 19 thirrje në këtë vit akademik për 50 bursa për studim apo praktikë mësimore ku studentët e Universitetit të Vlorës mund të aplikojnë për të përfituar prej programit Erasmus+.
Për më shumë mbi thirrjet në dispozicion mund të ndiqni videon e përgatitur prej Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me jashtë në UV.