njoftime Thirrje

Bursa Erasmus + për studentë në Universitetin e Padovës, (University of Padoua), Italy.

Thirrje për bursa studimi për studentë në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin e Padovës, (University of Padoua), Italy.

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin e Padovës, (University of Padua) në Itali hap thirrjen për mobilitete studentësh në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1. Ftohen të aplikojnë të gjithë studentët e UV-së, të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme.

Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës (UP), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV). Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus+, komponenti KA1 për mobilitet studimi.

Numri i bursave për studim: 2 (dy) 

Periudha e mobilitetit: Semestri Pranverë 2022

Bursa përfshin:

Kriteret për aplikantët:

  • Të jetë student Bachelor (përjashtohen studentët e vitit të parë) / Master / Doktorature.
  • Të jetë student i programeve të studimit në fushën e Matematikës.
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze, minimumi niveli B1 ose të gjuhës që zhvillohen programet e studimit në (UP).

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’ sipas fushave të mëposhtme:

  • Merita akademike.
  • Kompetenca gjuhësore.
  • Pjesëmarrja në mobilitete në të njëjtin cikël studimi.

Kritere të tjera shtesë:

  • Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Procedura e përzgjedhjes së studentëve:

  1. UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i vlerësojë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  2. Studentët fitues do të njoftohen prej SPMJ në adresën e tyre të email-it.
  3. Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
  4. UV përcjell listën e studentëve të nominuar pranë Universitetit te Padoves.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi.
  • Kopje të pasaportës.
  • Vërtetim studenti.
  • Transkript notash.
  • Dokument që vërteton njohjen e gjuhës angleze niveli B1 minimalisht (nëse e dispononi).
  • Letër motivimi.
  • Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar (nëse e dispononi).
  • Dokument që vërteton që studenti është anëtarë i komunitetit rom ose egjiptian (nëse e dispononi).
  • Dokument që vërteton se studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti (nëse e dispononi).

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:

international@univlora.edu.al

ermal.feleqi@univlora.edu.al; / feleqi@gmail.com

  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Afati i fundit i aplikimit 11/10/2021.

Për tu njohur me kurset e ofruara në gjuhën angleze klikoni në lidhjen: https://www.unipd.it/en/english-degrees

Më shumë informacion rreth Universitetit Padova klikoni në: https://www.unipd.it/en/

Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kredite të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.

Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me Koordinatorin akademik të marëveshjes:

Ose

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë  ju uron suksese!

FORMULAR STUDENT Padova