njoftim punesim

Personel akademik pranë Qendrës Kërkimore-Shkencore të Shëndetit Publik

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 60, datë 27.08.2021 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:

 

1 (një) personel akademik me angazhim me kohë të plotë, të fushës së Mjekësisë (specialist ose i përgjithshëm) për vitin akademik 2021-2022, pranë Qendrës Kërkimore-Shkencore të Shëndetit Publik.

 

Përshkrimi i vendit të punës

  1. Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: seminare në lëndët paraklinike.
  1. Kërkim shkencor individual dhe në grup.
  1. Mbështetje për nevojat e Departamentit.

Njoftikmi i plote

Formulari

Skema e vlersimit