njoftime

Rankim i Universitetit “Ismail Qemali”, të Vlorës nga World’s Universities with Real Impact – WURI

[:sq]Rankim i Universitetit “Ismail Qemali”, të Vlorës nga World’s Universities with Real Impact – WURI

Së fundi vjen një vlerësim i ri dhe prestigjioz për Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës i cili u rendit i 42-i në botë midis Universiteteve me impakt real në fushën “Mobility of students and openess”.

Universiteti i Vlorës në Dhjetor të 2020 aplikoi me një dosje voluminoze pranë autoriteteve drejtuese të WURI (World’s Universities with Real Impact) për tu rankuar në fushën e sipërpërmendur. WURI është pjesë e Lidhjes Hanseatike e Universiteteve (The Hanseatic League of Universities – HLU).

Kjo është një aleancë universitare e formuar nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Hanze (Hanze University of Applied Sciences – the Netherlands), në Hollandë dhe pjesë e saj janë Universitete në katër kontinente, Europë, Amerikë, Azi dhe Afrikë. Për rankimin e 2021 fushat në të cilat u zhvillua vlerësimi i Univeristeteve ishin: 1) zbatimi industrial, 2) fryma sipërmarrëse, 3) vlerat etike, 4) lëvizshmëria e studentëve dhe hapja dhe 5) menaxhimi i krizave. Secila nga këto pesë kategori u vlerësua bazuar në kriteret e Inovacionit, Zbatueshmërisë dhe Ndikimit/Impaktit.

Universiteti i Vlorës duke aplikuar në fushën 4 prezantoi arritjet vitet e fundit, numërin e lartë të studentëve të UV të cilët kanë ndjekur studime në Universitete Europiane, studentët e huaj të cilët kanë zhvilluar studime në UV, pedagogët të cilët kanë zhvilluar leksione e trajnime në Europë dhe anasjelltas si dhe stafi administrativ.

Paralelisht, u prezantuan numëri i madh i projekteve të aplikuara e të fituara nga programe me financim të huaj. Në aplikim u prezantuan po ashtu praktikat e mira të ndjekura nga autoritetet drejtuese përfshirë këtu strategjinë e ndërkombëtarizimit, strategjinë e zhvillimit si dhe plani strategjik.

Në fushën 4 në të cilën UV aplikoi dhe u rendit në vendin e 42-të në botë, UV u vlerësua bazuar në kriteret e Inovacionit, Zbatueshmërisë dhe Ndikimit/Impaktit. WURI përqëndrohet më shumë në zbatimin praktik të shkencës dhe teknologjisë si një bazë për renditjen e universiteteve botërore, sesa në prodhimin e thjeshtë të punimeve kërkimore shkencore si dhe në numërin e citimeve që përdoren në lista të tjera të rankimit global. Gjithashtu, Rektori i Universitetit të Vlorës Prof. Dr. Roland Zisi është përzgjedhur nga WURI si një nga vlersuesit për vlersimin e Universiteteve në mbarë botën. Përzgjedhja e Rektorit të UV, Prof. Dr. Roland Zisi si vlerësues si dhe rankimi i UV në vendin e 42-të në botë në fushën “lëvizshmëria e studentëve dhe hapja” tregon hapat dhe arritjet e mëdha që Universiteti i Vlorës ka bërë vitet e fundit në arenën ndërkombëtare univeristare. Këto rezultate vinë si pasojë e punës së përditëshme dhe të pa lodhur të zhvilluar nga autoritetet drejtuese, pedagogët, studentët dhe stafi administrativ i UV për rritjen dhe përmirësimin ndërkombtar të universitetit. Ky sukses i madh jo vetëm për UV por për Institucionet e Arsimit të lartë në Shqipëri, jo vetëm e rrit prestigjin e Universitetit të Vlorës në arenën ndërkombëtare por na jep motivim dhe na inkurajon të vazhdojmë të punojmë akoma më shumë për të krijuar një ambient universitar cilësor dhe ne përputhje me objektivat strategjike institucionale, te krahasueshme dhe në nivel ndërkombëtar.

https://www.wuri.world/

[:]