njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për mësimdhënie në Universitetin Europian Juglindor (South East European University) në Maqedoninë e Veriut

Thirrje për mobilitete mësimdhënieje në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Europian Juglindor (South East European University) në Maqedoninë e Veriut.

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Europian Juglindor (South East European University) hap thirrjen për mobilitet mësimdhënie stafi në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1. Ftohen të aplikojnë stafi i UV-së, të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme.

Numri i bursave për mësimdhënie: 1 (një)

Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë 2021”

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet mësimdhënie stafi.

Ato parashikojnë shumën prej 275 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en), si dhe dietën ditore prej 140 Euro/ditë.

Kriteret për aplikim për mësimdhënie:

  • Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV.
  • Fusha: Marrëdhënie ndërkombëtare.
  • Përvojë, meritë dhe kontribute akademike dhe shkencore në fushën e sipërpërmendur.
  • Argumentim i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Titulli akademik/ Grada shkencore.
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale.
  • Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë.

– Plani i punës i propozuar; (staff mobility agreement).

– Vjetërsia në punë.

– Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • CV vetjake në gjuhën angleze.
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës angleze (minimumi i kërkuar niveli B2). Përjashtim: stafi me diplomë universitare në gjuhë angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
  • Plani i punës i propozuar (Staff mobility agreement. Dokumentin e gjeni më poshtë).

Procedura e përzgjedhjes:

  • UV ngre një komision ad hoc, i cili do t’i vlerësojë  kandidatët në bazë të kritereve të shpalluara në këtë thirrje.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
  • UV përcjell listën e kandidatëve të nominuar, si dhe gjithë dokumentacionin e kërkuar pranë SEEU.

Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.

Afatet e aplikimit:

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen:

brenda datës 11/06/2021

Më shumë informacion rreth Universitetin Europian Juglindor mund të vizitoni website: https://www.seeu.edu.mk/

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me PhD. Erjon Hitaj: erjon.hitaj@univlora.edu.al  ose me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë: international@univlora.edu.al, pranë Rektoratit, Kati i I.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

 

Formular aplikimi staf akademik SEEU