njoftime

[:sq]Urim i Rektorit të UV Prof. Roland Zisi për Pashkët Ortodokse.[:]

[:sq]Të nderuar studentë, pedagogë, punonjës të administratës së UV dhe qytetarë të Vlorës.

Urime të përzemërta me rastin e festës së Pashkëve të gjithë shqiptarëve të besimit ortodoks.

Kjo ditë ku kryeson mirësia dhe sakrifica për dashurinë njerëzore, na kujton se nuk është thjesht një simbolikë, por duhet të jetë qëllimi i gjithsecilit prej nesh. Jeta është rrugëtim i përhershëm t’ia arritur qëllimit final për të dhënë dhe marrë dashuri e mirësi njerëzore, për të qënë tolerantë e për tu udhëhequr nga toleranca. Me besimin në Zot gjithçka është e mundur.
Pashkët janë festat e ringjalljes dhe jetës së re, me qëllimin kryesor bashkimin e njerëzve.

Dhuroftë Pashka Ortodokse ringjalljen e zemërgjerësisë, tolerancës, respektit dhe dashurisë mes njëri-tjetrit.
Le te shërbejë kjo ditë simbolike e kremtimit të ringjalljes së shpirtit hyjnor dhe besimit fetar për të reflektuar mbi rëndësinë e vlerave të patjetërsueshme dhe tradicionale të bashkëjetesës e harmonisë fetare të shqiptarëve.

Shëndeti, dashuria e harmonia mbizotëroftë gjithmonë në familjet tuaja.
Urime për festën e ndritshme të Pashkëve!
Qoftë kjo ditë me simbolikë të veçantë fillimi i fitoreve dhe arritjeve në rrugën e drejtë, sjelltë shëndet të mirë, begati e harmoni zemre për të gjithë!

Me kurajën dhe shpresën që na fal Krishti i Ngjallur dhe me ringjalljen brenda nesh, ta përhapim dritën e kësaj dite të bekuar jo vetëm brenda familjeve tona, por edhe tek të afërmit, kolegët dhe tek miqtë tanë që ndodhen fizikisht larg nesh, tek të moshuarit, të sëmurët, të vetmuarit dhe njerëzit më në nevojë.

Le të falim sot e përherë më shumë solidaritet dhe dashuri njerëzore, me energji dhe shpresa të ripërtërira, me ngjallje të vërtetë të vlerave njerëzore, për një shoqëri solidariteti dhe përgjegjësie të përbashkët.

Gëzuar nga mot Pashkët Ortodokse![:]