njoftim punesim

[:sq]Specialist Finance në Sektorin e Financës[:]

[:sq]Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Vendimin nr. 19, datë 14.07.2017 të Bordit të Administrimit “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për punësimin e personelit administrativ në vendet e lira të punës në Universitetin “Ismail Qemali“ Vlorë““ shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:

PERSONEL ADMINISTRATIV

Specialist Finance në Sektorin e Financës dhe Realizimit të Buxhetit pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  1. Kontabilizon të ardhurat mujore sipas fakulteteve.
  2. Kryen kontabilizimin e bankës, të shpenzimeve, të situacioneve, të të ardhurave.
  3. Ndihmon Drejtorinë në mbylljen e pasqyrave financiare.
  4. Kryen punë administrative të natyrave të ndryshme, sipas problematikave që dalin.
  5. Ndihmon Drejtorin dhe Administratorin për hartimin e planit buxhetor afatmesëm dhe atij vjetor.
  6. Kontrollon të gjithë praktikat që vijnë për likujdimin për saktësinë e dokumentacionit dhe të fondit të përdorur, duke ballafaquar me buxhetin e planifikuar.
  7. Kontabilizon magazinën dhe e rakordon atë çdo 3-muaj me magazinierin.

Njoftimi i plote

Formulari i aplikimit

Skema e pikezimit[:]