njoftime Thirrje

[:sq]Thirje për Bursa Erasmus +, për studentet në Universitetin Zielona Gora, Poloni[:]

[:sq]Thirrje për mobilitete studimi në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1 International Credit Mobility në  Universitetin  e  Zielona Gora-s në Poloni  (University of Zielona Gora).

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin  e  Zielona Gora-s në Poloni  (University of Zielona Gora), hap thirrjen për mobilitete studentësh në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1. Ftohen të aplikojnë studentët të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme.

Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës (UZG), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV). Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus+, komponenti KA1 për mobilitet studimi.

Numri i  mobiliteteve për studim: 2 (dy)

 Periudha e mobilitetit: Semestri “Vjeshte 2021”

Granti përfshin:

 Kriteret për aplikantët:

  • Të jetë student i vitit të dytë në programin e studimit “Bachelor në gjuhë angleze”.
  • Të jetë student i vitit të parë në programet e ciklit të dytë të studimeve: “Master profesional në mësuesi për CLAB në lëndën gjuhë angleze”, “Master i shkencave në përkthim dhe interpretim”.

 Kriteret e përzgjedhjes:

  • Merita akademike.
  • Kompetenca gjuhësore.

Në raste të barazisë në meritë akademike, prioritet do t’u jepet studentëve që:

  1. u përkasin grupeve me sfond më pak të privilegjuar nga pikëpamja shoqërore, ekonomike, gjinore, racore, etnike dhe me aftësi ndryshe.
  2. nuk kanë marrë pjesë më parë në mobilitete.

Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:

  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

 Formular aplikimi

  • Kopje të kartës së identitetit/ pasaportës
  • Transkript notash
  • Vërtetim studenti
  • Dokumente të tjera (nëse ka):
  • Dëshmi që vërteton aftësinë e kufizuar;
  • Dëshmi që vërteton që studenti është anëtar i komunitetit rom ose egjiptian
  • Dëshmi që vërteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihme ekonomike ose bursë nga shteti

 

KUJDES! Gjatë semestrit që do të kryejë mobilitetin në universitetin pritës, studenti duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kredite të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës (Zielona Gora), mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.

Më shumë informacion rreth universitetit pritës të Zielona Gora në Poloni  do të gjeni në: https://www.uz.zgora.pl/index.php?en

 

Afatet e aplikimit:

  • Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 04.2021.
  • elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën: international@univlora.edu.al dhe cc në adresën: panajoti@univlora.edu.al;

 

Procedura e përzgjedhjes:

  • UV ngre një komision ad hoc, i cili do t’i vlerësojë kandidatët në bazë të kritereve të shpalluara në këtë thirrje.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
  • UV përcjell listën e kandidatëve të nominuar, si dhe gjithë dokumentacionin e kërkuar pranë UZG.

 

Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me koordinatorin akademik të marrëveshjes Prof. As. Armela Panajotin në adresën e e-mailit: armela.panajoti@univlora.edu.al dhe/ose Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al.

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

 

Student application form – UZG[:]