[:sq]Thirrje për mobilitete mësimdhënieje/trajnim në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA107 International Credit Mobility në Universitetin e Salentos në Itali (University of Salento)
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin e Salentos në Itali (University of Salento) hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA107. Ftohen të aplikojnë stafi i UV-së, të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme.
Numri i bursave për mësimdhënie: 2 (dy)
Numri i bursave për trajnim: 1 (një)
Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë 2020”. Mobiliteti i stafit për mësimdhënie/ trajnim është për një periudhë 5 ditore përfshirë 2 ditë udhëtim për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.
Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA107 për mobilitet stafi.
Ato parashikojnë shumën prej 275 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en), si dhe dietën ditore prej 160 Euro/ditë.
Kriteret për aplikim për mësimdhënie:
- personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV;
- fusha: gjuhë e huaj;
- përvojë, meritë dhe kontribute akademike dhe shkencore në fushën e sipërpërmendur;
- argumentim i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës.
Kriteret e përzgjedhjes:
- Titulli akademik/ Grada shkencore
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale.
- Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
– Plani i punës i propozuar (Staff Mobility Agreement).
– Vjetërsia në punë;
– Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Kriteret për aplikim për trajnim:
- Të jetë staf efektiv i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë;
- Të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës në institucionin pritës.
Kriteret e përzgjedhjes:
- Eksperienca e punës;
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale;
- Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobiliteti;
- Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
- Plani i mobilitetit i propozuar (staff mobility agreement);
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit;
- Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë);
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së;
- CV vetjake në gjuhën angleze;
- Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës angleze (minimumi i kërkuar niveli B2). Përjashtim: stafi me diplomë universitare në gjuhë angleze.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin;
- Plani i punës i propozuar (Staff mobility agreement. Dokumentin e gjeni më poshtë).
Procedura e përzgjedhjes:
- UV ngre një komision Ad – Hoc, i cili do t’i vlerësojë kandidatët në bazë të kritereve të shpalluara në këtë thirrje.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit Ad-Hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
- UV përcjell listën e kandidatëve të nominuar, si dhe gjithë dokumentacionin e kërkuar pranë Universitetit të Salentos.
Afatet e aplikimit:
Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen brenda datës 11/12/2020 në mënyrat si vijon:
- dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë;
- elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën international@univlora.edu.al dhe (CC) në adresën londo@univlora.edu.al
Më shumë informacion rreth universitetit pritës të Salentos në Itali do të gjeni në: https://www.unisalento.it/
Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me koordinatorin akademik të marrëveshjes Prof. Asoc. Frosina Londo në adresën e e-mailit: frosina.londo@univlora.edu.al dhe/ose Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I-rë në adresën e e-mailit: international@univlora.edu.al.
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!
FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN TRAJNIM
Formular aplikimi staf akademik
mobility-agreement-teaching_en (1)
mobility-agreement-training_en
[:]