[:sq]
VIZITA MONITORUESE E PROJEKTIT ALMARS
Në ambjentet e Qendrës së Kërkimit Shkencor pranë UV-së, në datën 11 Nëntor 2020 u zhvillua vizita monitoruese nga Zyra Kombëtare Erasmus+ në Shqipëri zhvilloi për projektin “Capacity Building for Blue Growth and curriculum development of Marine Fishery in Albania”- ALMARS i mbështetur nga programi Erasmus+ “Ndërtim Kapacitetesh për Arsimin e Lart”. Projekti, i përbërë nga 10 (dhjetë) partnerë, ka për objekt kryesor rritjen e industrisë së peshkimit detar në Shqipëri.
Pjesëmarrës gjatë vizitës monitoruese ishin përfaqësues të Zyrës Kombëtare Erasmus+ në Tiranë, staf akademik dhe administrativ i UV-së anëtarë të grupit të punës së projektit, përfaqësues nga partnerë të tjerë shqiptarë të projektit përkatësisht nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, AlbAdriatico2013 Ltd, si dhe në bashkëbisedim online përfaqësues nga Universitetit i Durrësit “Aleksandër Mojsiu” dhe Universiteti i Split-it i cili është dhe Kordinatori kryesor i projektit.
Rëndësi të vecantë gjatë monitorimit ju kushtua ecurisë së projektit, objektivave të paketave të punës së projektit, aktiviteteve dhe punëve të zhvilluara deri më tani si dhe ndarjen e pengesave të hasura gjatë implementimit të tij. Në takim, u theksua rrugëtimi për hapjen e programit të studimit Master i Përbashkët Profesional në Peshkimin Detar në Universitetin e Vlorës, Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe në Universitetin e Durrësit; procesi i prokurimit të pajisjeve për hapjen e qendrave të trajnimit detar; pengesat e hasura dhe ndikimi i gjendjes së pandemisë në implementimin e projektit si dhe hapat dhe aktivitetet që do të vijojnë.
Për më shumë informacion rreth projektit ALMARS vizitoni website-in: http://almars-project.eu/
[:]