[:sq]
Thirrje për mobilitet stafi për mësimdhënie/trajnim në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA107 International Credit Mobility në Universitetin Aristoteli në Selanik, Greqi (Aristotle University of Thessaloniki-AUTH).
Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Universitetin Aristoteli (AUTH) në Selanik, Greqi, hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA107 (2019-2021).
Ftohen të aplikojnë stafi akademik dhe ndihmësakademik/administrativ i punësuar me kontratë me afat të pacaktuar në UV, të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme.
Numri i bursave për staf për Shqipërinë:
- Numri i bursave për mësimdhënie: 3 (tre)
- Numri i bursave për trajnim: 2 (dy)
Periudha e implementimit të mobilitetit:
- Semestri Pranverë 2021 (1 Shkurt- 30 Qershor 2021) për 7 ditë (5 + 2 ditë udhëtimi)
Bursa përfshin:
- Kompensimin ditor: 160 EUR
- Shpenzimet e udhëtimit: 180 EUR, vlerë e përcaktuar në bazë të largësisë midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. Përllogaritja e largësisë bëhet në lidhjen e mëposhtme: http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Kriteret për aplikantët për mësimdhënie:
- Të jetë personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV;
- Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze, minimumi niveli B2 ose të gjuhës që zhvillohen programet e studimit në AUTH.
- Të ketë përvojë dhe kontribute akademike dhe shkencore në fushën e sipërpërmendur;
Kriteret e përzgjedhjes:
- Titulli akademik/ Grada shkencore
- Kompetenca Gjuhësore
- Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobiliteti
- Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
- Plani i punës i propozuar (staff mobility agreement);
- Vjetërsia në punë
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Kriteret për aplikantët për trajnim:
- Të jetë staf efektiv i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë
- Të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës në institucionin pritës
- Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze, minimumi niveli B2
Kriteret e përzgjedhjes:
- Eksperienca e punës
- Kompetenca gjuhësore
- Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobiliteti
- Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë
- Plani i mobilitetit i propozuar (staff mobility agreement)
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit;
- Kopje pasaportës;
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së
- CV vetjake në gjuhën angleze sipas modelit Europass( mund të shkarkoni një model:http://europass.cedefop.europa.eu/documents/curriculum-vitae/templates-instructions).
- Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është diplomuar për gjuhë angleze/të huaj.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
Më shumë informacion rreth universitetit pritës Aristotle University of Thessaloniki (AUTH) do të gjeni në: https://eurep.auth.gr/en/programmes/erasmusplus
Afatet e aplikimit:
Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 25/11/2020, ora 13:00.
Procedura e përzgjedhjes së stafit kalon në tri faza:
- Faza e Nominimit
Për përzgjedhjen e stafit në UV:
- Ngrihet një komision ad hoc, i cili do t’i vlerësojë aplikantët në bazë të kritereve të shpalluara në këtë thirrje si dhe skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
- UV i përcjell listën e stafit të nominuar pranë AUTH.
- Faza e aplikimit
- Në përfundim të periudhës së nominimit, i gjithë stafi i nominuar do të duhet të aplikojnë online dhe të ngarkojnë të gjitha dokumentet e kërkuara sipas udhëzimeve që do të marrin prej SPMJ-së në UV.
- Faza e përzgjedhjes nga AUTH
- Përzgjedhja finale e stafit që do të përfitojnë bursat e akorduara për universitetet shqiptare do të realizohet nga Universiteti Aristoteli në Selanik, nëpërmjet vlerësimit prej Koordinatorëve Erasmus+ të Shkollave dhe Fakulteteve të këtij universiteti, sipas kritereve të përcaktuara për secilën kategori sipas informacionit të paraqitur në linkun: https://eurep.auth.gr/en/staff/international/teaching/assessment
- Në përfundim, AUTH do t’i dërgojë UV-së listën e aplikantëve të përzgjedhur.
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I-rë ose në adresën elektronike: international@univlora.edu.al.
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!
[:]