[:sq]
THIRRJE PËR PUNIME
Konferencë Ndëruniversitare Akademike 2020
Tiranë, më 15 maj 2020
Të nderuar kolegë,
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në të Parën Konferencë Ndëruniversitare Akademike, me temë: “Sfidat e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit të Aplikuar në Shqipëri”, organizuar nga SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” në bashkëpunim me IAL-të partnere: Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Universitetin “Fan Noli” në Korçë, Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë dhe Universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër.
Konferenca do të zhvillohet në Tiranë, më 15 maj 2020. Konferenca synon të bashkojë në një forum kombëtar akademik, kërkues shkencorë, pedagogëve, studentëve dhe aktorëve të tjerë në sektorin e arsimit të lartë në Shqipëri, për të ndarë njohuritë dhe përvojat e tyre në fushën e arsimit të lartë në Shqipëri.
Fushat kryesore ku do të zhvillohet konferenca janë:
- Edukimi:
- Ligji dhe Shkencat Politike;
- Inovacioni dhe Ekonomia;
- Shëndeti, Turizmi dhe Sporti.
Tarifa dhe publikimi i artikujve:
- Të gjithë artikujt e plotë do të publikohen në numrin e veçantë të Revistës Shkencore “Gjeopolitika”, botim shkencor i SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”.
- Për pjesëmarrësit e konferencës nuk ka tarifë.
Data të rëndësishme:
- Dërgimi i abstrakteve → Brenda datës 20.03.2020
- Njoftimi vetëm për pranimin e abstrakteve → Brenda datës 31.03.2020
- Dërgimi i plotë i punimit → Brenda datës 20.04.2020
- Njoftimi për pranimin e punimit → Brenda datës 30.04.2020
- Data e konferencës → 05.2020
- Publikimi i artikujve → Brenda dhjetorit 2020
Këshilli Shkencor
Kryetare: Prof. Dr. Suzana GUXHOLLI
Anëtarë: Prof. Dr. Artan SHYTI (Sekretar Shkencor), Prof. Dr. Lekë SOKOLI, Prof.As. Dr. Zamira ÇAVO, Prof. Assoc. Dr. Arbi AGALLIU, Dr. Robert GJEDIA, Dr. Kejda NUHU, Dr. Teuta NUNAJ.
Gjuha e Konferencës: Shqip & Anglisht
Të dhëna për dërgimin e abstraktit:
- Dërgimi i abstraktit do të bëhet sipas rregullave: Titulli – Time New Roman 14; Autorët – Emër, mbiemrër, grada/tituli, Universiteti, Fakulteti, Vendi, adresa e e-mail – Time New Roman 11; Trupi i abstraktit – Time New Roman 12; Fjalët kyçe – Time New Roman 12, italik;
- Abstrakti nuk duhet të ketë më pak se 300 fjalë dhe jo më shumë se 500 fjalë (pa përfshirë titullin, dhe të dhënat e autorëve) dhe fjalë kyçe 3 – 5 fjalë;
- Abstrakti nuk duhet të përmbajë tabela dhe grafikë;
- Referimet duhet të shkruhen sipas stilit APA;
- Abstrakti duhet të përfshijë çështjet që trajton punimi, objektivat, metodat, prezanton arritjet dhe gjetjet kryesore.
- Abstrakti dërgohet në adresën elektronike të konferencës: conference@umb.edu.al
- Numri maksimal i abstrakteve që pranohen nga një autor (pavarësisht renditjes së tij) është vetëm dy.
Të dhëna për dërgimin e artikullit të plotë:
- Artikulli i plotë kontrollohet nga kërkues shkencorë sipas fushës së artikullit të shkruar;
- Referimet dhe bibliografia duhet të shkruhen sipas stilit APA;
- Artikulli nuk duhet të ketë më pak se 7,000 fjalë dhe jo më shumë se 10,000 fjalë (pa përfshirë abstraktin, bibliografinë dhe anekset);
- Artikulli shkruhet në Time New Roman 12, Hapësira ndërmjet rreshtave: 1.15; – Formati: A4;
- Autorët artikullin e plotë e dërgojnë në adresën elektronike të konferencës: conference@umb.edu.al
[:]