[:sq]
Seminar trajnues për student nga DPPI në bashkëpunim me Qendrën e Zhvillimit Rajonal dhe Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë
U zhvillua Seminari trajnues i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Intelektuale në bashkëpunim me Qendrën e Zhvillimit Rajonal pranë Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
Studentë të degëve të Shkencave Inxhinierike, natyrore dhe kompjuterike të Fakultetit të Shkencave Teknike ishin target grupi kryesor i ketij seminari.
Përfaqësuesit trajnues të DPPN – së folën dhe diskutuan në mënyrë interaktive me studentët duke transmetuar informacion bashkëkohor për rëndësinë e certifikimeve të markave, modeleve industriale si dhe patentimin e shpikjeve.
Ilustrimet online të formularëve të aplikimit si dhe procedura të tjera praktike e benë këtë sesion mjaft interesant.
[:]