[:sq]
Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Politeknik të Timisoarës në Rumani
Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Politeknik të Timisoarës
në Rumani, në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton të gjithë studentët e vitit të dytë/tretë në Bachelor në Gjuhë Angleze ose studentët e ciklit të dytë të studimeve Master i shkencave në përkthim dhe interpretim, për 2 (dy) bursa studimi për një periudhë 5 (pesë) mujore për semestrin e parë të vitit akademik 2019-2020.
Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës, por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV).
Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet studimi.
Numri i bursave të studimit: 2 (dy)
Bursa përfshin:
- Kompensimin mujor 800 EUR/muaj;
- Shpenzimet e udhëtimit 275 EUR, vlerë e përcaktuar në bazë të largësisë midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. Përllogaritja e largësisë bëhet në lidhjen e mëposhtme:
https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Kriteret për aplikantët:
- Të jetë student i vitit të dytë/tretë në Bachelor në Gjuhë Angleze ose student i ciklit të dytë të studimeve Master i shkencave në përkthim dhe interpretim
- Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze niveli B1.
Kriteret e përzgjedhjes:
- Merita akademike.
- Kompetenca gjuhësore
- Prioritet më i ulët do t’u jepet atyre që kanë marrë pjesë më parë në mobilitete në të njëjtin cikël studimi.
- Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të kufizuara, etj.
- Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë :
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Dokumentet e nevojshme për aplikim përfshijne:
- Formular aplikimi
- Kopje të pasaportës
- Vërtetim studenti
- Listë notash
- Letër motivimi
- Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës së kërkuar në marreveshje
- Letër reference
- Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar
- Dokument që vërteton që studenti është anëtarë i komunitetit rom ose egjiptian
- Dokument që verteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihme ekonomike ose bursë nga shteti
Në vëmendjen tuaj: Për t’u njohur me programet e studimit te ofruara në gjuhën angleze ju lutemi konsultoni linkun :
http://www.upt.ro/Informatii_programe-de-studii-de-licenta-2018-2019_1104_en.html
Më shumë informacion rreth universitetit pritës do të gjeni në: http://www.upt.ro/Universitatea-Politehnica-Timisoara_en.html
Për përzgjedhjen e studentëve ngrihet një komision, i cili do t’i vlerësojë ata.
Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marëdhënieve me Jashtë brenda datës 22/11/2019
Kandidatët fitues do të njoftohen prej Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën e tyre të email-it.
Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
Përpara fillimit të mobilitetit kandidatët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon dhe universitetit të origjinës, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve për lëndët që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).
KUJDES: Studenti duhet të zgjedh ato lëndë në universitetin pritës, të cilat do ti frekuentonte në UV gjatë semestrit që do të kryhet mobiliteti. Studentët që aplikojnë për mobilitet, marrin përsipër pjesën e krediteve të pazgjedhura për shkak të ndryshimeve në programet e studimit ndërmjet UV dhe universitetit pritës. Ato mbeten pjesë e detyrimeve akademike (detyrim frekuentimi) sipas rregullores përkatëse të UV-së.
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I-rë në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al.
Për cështje akademike kontaktoni me koordinatorët akademik të marrëveshjes:
Prof. Asoc. Bledar Toska- bledar.toska@univlora.edu.al; bledartoska@yahoo.co.uk
Për më teper detaje mbi eksperiencën si student Erasmus+ kontaktoni me studenten Adelina Nika në adresën e e-mailit: adelina.nika97@gmail.com
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!
FORMULAR APLIKIMI STUDENT_Politeknika Timisoara 2019[:]