Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall konkursin për vende të lira pune, për personel akademik me angazhim me kohë të plotë, referuar nevojave të mësimdhënies në Departamentin e Kimisë, për vitin akademik 2017-2018 si më poshtë:
FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE
- DEPARTAMENTI KIMISË
Personel akademik me angazhim me kohë të plotë ( një vend i lirë) si më poshtë:
1 (një) personel akademik
Përshkrimi i vendit të punës:
- Personel akademik me angazhim me kohë të plotë.
- Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: leksione, seminare
- Kërkim shkencor individual dhe në grup.
- Mbështetje për nevojat e departamentit dhe fakultetit.
- Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme
Përveç kritereve të parashikuara në Statutin dhe Rregulloren e UV-së, parashtrojmë kriteret e mëposhtme:
Kriteret bazë që duhet të plotësojë kandidati:
- Kandidati duhet të zotërojë diplomën “Master i Shkencave” në fushën e “KIMI” me mesatare jo më pak se 8 (tetë).
- Kandidati duhet të zotërojë diplomën “Bachelor”, në fushën e “Kimisë” ose diplomën “DIND”, në fushën e “Kimisë” me mesatare jo më pak se 8(tetë).
- Kandidati duhet të ketë mesataren e të gjitha cikleve të studimit jo më pak se tetë.
Kriteret preferenciale dhe përzgjedhëse të kandidatëve:
- Kandidatë të cilët kanë fituar gradën Prof. Dr ose Prof. As. në fushën e Kimisë
- Kandidatë të cilët kanë fituar gradën Doktor i Shkencave në fushën e Kimisë
- Kandidatë që ndjekin studimet e ciklit të tretë të Doktoraturës në fushën e Kimisë
- Vlerësimi i kandidatëve për punësim si staf akademik më kohë të plotë bëhet sipas pikëve të mëposhtme:
Të dhënat | Pikë | |
Shkollimi | Mesatarja Bachelor
|
0.5 pikë për çdo 1/10 mbi notën mesatare 8.5 |
Mesatarja DIND (4 vjet) | 0.75 pikë për cdo 1/10 nga nota 8.5 | |
Mesatarja DIND (5 vjet) | 1 pikë për cdo 1/10 nga nota 8.5 | |
Mesatarja Master i Shkencave | 0.5 pikë për cdo 1/10 nga nota 8.5 | |
Student Doktorature brenda vendit në fushën e kërkuar | 10 pikë | |
Student Doktorature në universitete jashtë vendit në fushën e kërkuar | 15 pikë | |
Doktor i Shkencave në fushat e kërkuara. | 30 pikë | |
PhD ne Universitet Perëndimore në fushat e kërkuara | 40 pikë | |
Profesor i Asociuar në fushat e kërkuara | 50 pikë | |
Profesor Doktor në fushat e kërkuara | 70 pikë | |
Përvojë akademike në IAL | Eksperienca në mësimdhënie ne IALpublike, me kohë të plotë | 1 pikë për çdo vit pune (jo më shumë se 5 pikë) |
Eksperienca në mësimdhënie ne IAL publike, me kohë të pjesshme | 0,5 pikë për çdo vit pune (jo më shumë se 2 pikë) | |
Aktiviteti kërkimor shkencor dhe i botimit.
|
Artikuj të botuar në revista perëndimore të njohura me Faktor | 2 pikë/artikull |
Artikuj të botuar në revistë jashtë vendit me bord editorial me ISSN | 1 pikë/artikull | |
Artikuj të botuar në revistë brenda vendit me bord editorial me ISSN | 0.5 pikë/artikull | |
Pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare (me abstract) | 0.5 pikë/konferencë | |
Pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare ku punimi është botuar në proceeding me ISBN | 1 pikë/konferencë | |
Eksperienca pjesmarrje ne projekte, organizim konferencash, seminaresh, udhëheqje doktoratash etj | 1 pikë për secilën
|
|
Botim monografie me ISBN brenda vendit | 3 pikë/monografi | |
Botim monografie me ISBN jashtë vendit | 5 pikë/monografi | |
Autor teksti me ISBN në fushën përkatëse të pranuar nga njesia bazë | 5 pikë/tekst | |
Kualifikime | Specializim jo më pak se një vit në fushën përkatëse të studimit brenda vendit | 3pikë/vit |
Specializim jo më pak se një vit në fushën përkatëse të studimit jashtë vendit | 5 pikë/vit |
Intervista 10 pikë
- DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
- Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë,
Adresa: L. Pavarësia, 9400 Vlorë, Shqipëri
Sektori i Administrimit të Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit
Pozicioni përse aplikohet
- Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Formularin e aplikimit i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën univlora.edu.al, ose të tërhiqet dorazi në zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë;
- Fotokopje të kartës së identitetit ID;
- Jetëshkrim/ C.V;
- Kopje të noterizuar të Diplomës/ave dhe listës/ave së notave të studimeve universitare.
- Kopje të noterizuar të gradës shkencore dhe titujve akademik.
- Kopje të librezës së punës;
- Raport mjekësor për aftësinë në punë, lëshuar 3 muajt e fundit.
- Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
- Dëshmi të noterizuara të kualifikimeve, trajnimeve, arsimim shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj
- Dëshmi të noterizuara të njohjes së gjuhës së huaj.
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare,workshop-e etj
- Deklaratë e kandidatit për mos pasjen e konfliktit të interesit dhe nepotizëm me personelin e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Afati që u lihet kandidatëve për të aplikuar është 2 javë kalendarike (26 janar- 08 shkurt) nga dita e publikimit të njoftimit në faqen zyrtare të internetit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë. Njoftimi publikohet dhe në Buletinin e Njoftimeve Publike.
- Konkurimi do të kalojë në dy faza, me vlerësim dosjeje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.