Njoftim punësimi


Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall konkursin për vende të lira pune, për personel akademik me angazhim me kohë të plotë dhe kohë të pjesshme, referuar nevojave të mësimdhënies në Departamentin e Shkencave Kompjuterike, për vitin akademik 2017-2018 si më poshtë:

 

 

FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE

 

  1. DEPARTAMENTI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE

 

Personel akademik me angazhim me kohë të plotë ( një vend i lirë) si më poshtë:

 

1 (një) personel akademik

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Personel akademik me angazhim me kohë të plotë.
  • Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: leksione, seminare
  • Kërkim shkencor individual dhe në grup.
  • Mbështetje për nevojat e departamentit dhe fakultetit.

 

  1. Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme

 

Përveç kritereve të parashikuara në Statutin dhe Rregulloren e UV-së, parashtrojmë kriteret e mëposhtme:

 

 

  1. Pozicioni dhe përshkrimi është:
  1. 1 (një) pedagog të profilit Teknologji Informacioni, Informatikë, Shkenca Kompjuterike.

 

  1. Përzgjedhja e kandidatëve do bëhet duke respektuar kriteret si më poshtë:
  1. Kandidat të cilët zotërojnë titullin Profesor, Profesor i Asociuar dhe Doktor Shkencash.
  2. Student në ciklin e studimeve Doktor Shkencash në profilet e Shkencave Kompjuterike brenda ose jashtë vendit.
  3. Kandidatët të kenë angazhim akademik në pjesëmarrje në konferenca dhe botime artikujsh shkencor.

 

  1. Kanditatët duhet të plotësojnë kriterin  mesatare aritmetike e të dyja diplomave të  Ciklit të Parë dhe të Dytë të Studimeve të jetë mbi notën 8.5.

 

Personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme ( një vend i lirë) si më poshtë:

 

1 (një) personel akademik

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme.
  • Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: leksione, seminare

 

  1. Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme

 

Përveç kritereve të parashikuara në Statutin dhe Rregulloren e UV-së, parashtrojmë kriteret e mëposhtme:

 

 

  1. Pozicioni dhe përshkrimi është:
  1. 1 (një) pedagog të profilit Teknologji Informacioni, Informatikë, Inxhinieri Informatike, Informatikë Ekonomike.

 

  1. Përzgjedhja e kandidatëve do bëhet duke respektuar kriteret si më poshtë:
  1. Student në ciklin e studimeve Doktor Shkencash në profilet e Shkencave Kompjuterike brenda ose jashtë vendit.
  2. Të diplomuar në Master i Shkencave në profilet e Shkencave Kompjuterike jashtë vendit të njohura dhe ekuivalentuara diplomat nga MAS.
  3. Të diplomuar në Master i Shkencave dhe Bachelor në Universitetet publike brenda vendit, në profilet sipas pozicioneve të përshkruara më sipër.

 

  1. Kanditatët duhet të plotësojë kriterin nota mesatare e përbashkët e diplomave të Ciklit të Parë dhe të Dytë të Studimeve të jetë mbi notën 8.0.

 

 

  1. Vlerësimi i kandidatëve për punësim si staf akademik më kohë të plotë bëhet sipas pikëve të mëposhtme:

 

Shkollimi

  • Për çdo 1/10 mbi notën mesatare të kërkuar –  vlerësimi me 0.5 pikë.
  • Doktoraturë në vazhdim në fushat e kërkuara.                                  10 pikë.

 

Grada Shkencore/Titulli Akademik

  • Doktor i shkencave në fushat e kërkuara.                                         30 pikë.
  • PhD ne Universitet Perëndimore në fushat e kërkuara                     40 pikë.
  • Profesor i Asociuar në fushat e kërkuara                                          50 pikë.
  • Profesor Doktor në fushat e kërkuara                                               70 pikë.
  • Doktor i Shkencave në fusha të përafërta me fushat e kërkuara.

 

Eksperienca ne IAL

  • Eksperienca në mësimdhënie ne IAL publike, me kohë të plotë 1 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 5 pikë në total, me kohë të pjesshme 0,5 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 2 pikë ne total.

 

Aktiviteti kërkimor shkencor dhe i botimit.

  • Botime në revista shkencore ndërkombëtare                        2 pikë për çdo artikull.
  • Botime në revista shkencore kombëtare                   1 pikë për çdo artikull.
  • Pjesëmarrje në konferenca kombëtare ose ndërkombëtare         1 pikë për çdo konference.

 

 Intervista 10 pikë

 

  1. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

  1. Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën:   Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë,

Adresa: L. Pavarësia, 9400 Vlorë, Shqipëri

Sektori i  Administrimit të Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit

Pozicioni përse aplikohet

 

  1. Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
  • Formularin e aplikimit i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën ëëë.univlora.edu.al, ose të tërhiqet dorazi në zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë;
  • Fotokopje të kartës së identitetit ID;
  • Jetëshkrim/ C.V;
  • Kopje të noterizuar të Diplomës/ave dhe listës/ave së notave të studimeve universitare.
  • Kopje të noterizuar të gradës shkencore dhe titujve akademik.
  • Kopje të librezës së punës;
  • Raport mjekësor për aftësinë në punë, lëshuar 3 muajt e fundit.
  • Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
  • Dëshmi të noterizuara të kualifikimeve, trajnimeve, arsimim shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj
  • Dëshmi të noterizuara të njohjes së gjuhës së huaj.
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare,ëorkshop-e etj
  • Deklaratë e kandidatit për mos pasjen e konfliktit të interesit dhe nepotizëm me personelin e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

 

Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

 

  1. Afati që u lihet kandidatëve për të aplikuar është 2 javë kalendarike (26 janar- 08 shkurt) nga dita e publikimit të njoftimit në faqen zyrtare të internetit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë. Njoftimi publikohet dhe në Buletinin e Njoftimeve Publike.
  2. Konkurimi do të kalojë në dy faza, me vlerësim dosjeje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.