Njoftim punësimi


Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall konkursin për vende të lira pune, për personel akademik me angazhim me kohë të plotë, referuar nevojave të mësimdhënies në Departamentin e Kimisë, për vitin akademik 2017-2018 si më poshtë:

 

 

FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE

 

  1. DEPARTAMENTI KIMISË

 

Personel akademik me angazhim me kohë të plotë ( një vend i lirë) si më poshtë:

 

1 (një) personel akademik

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Personel akademik me angazhim me kohë të plotë.
  • Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: leksione, seminare
  • Kërkim shkencor individual dhe në grup.
  • Mbështetje për nevojat e departamentit dhe fakultetit.

 

  1. Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme

 

Përveç kritereve të parashikuara në Statutin dhe Rregulloren e UV-së, parashtrojmë kriteret e mëposhtme:

 

Kriteret bazë që duhet të plotësojë kandidati:

 

  • Kandidati duhet të zotërojë diplomën “Master i Shkencave” në fushën e “KIMI” me mesatare jo më pak se 8 (tetë).
  • Kandidati duhet të zotërojë diplomën “Bachelor”, në fushën e  “Kimisë” ose diplomën “DIND”,  në fushën e  “Kimisë” me mesatare jo më pak se 8(tetë).
  • Kandidati duhet të ketë mesataren e të gjitha cikleve të studimit jo më pak se tetë.

 

Kriteret preferenciale dhe përzgjedhëse të kandidatëve:

 

  • Kandidatë të cilët kanë fituar gradën Prof. Dr ose Prof. As.  në fushën e Kimisë
  • Kandidatë të cilët kanë fituar gradën Doktor i Shkencave në fushën e Kimisë
  • Kandidatë që ndjekin studimet e ciklit të tretë të Doktoraturës në fushën e Kimisë

 

 

 

 

  1. Vlerësimi i kandidatëve për punësim si staf akademik më kohë të plotë bëhet sipas pikëve të mëposhtme:

 

Të dhënat Pikë
Shkollimi Mesatarja Bachelor

 

0.5 pikë për çdo 1/10 mbi notën mesatare 8.5
Mesatarja DIND (4 vjet) 0.75 pikë për cdo 1/10 nga nota 8.5
Mesatarja DIND (5 vjet) 1 pikë për cdo 1/10 nga nota 8.5
Mesatarja Master i Shkencave 0.5 pikë për cdo 1/10 nga nota 8.5
Student Doktorature brenda vendit në fushën e kërkuar 10 pikë
Student Doktorature në universitete jashtë vendit në fushën e kërkuar 15 pikë
Doktor i Shkencave në fushat e kërkuara. 30 pikë
PhD ne Universitet Perëndimore në fushat e kërkuara 40 pikë
Profesor i Asociuar në fushat e kërkuara 50 pikë
Profesor Doktor në fushat e kërkuara 70 pikë
Përvojë akademike në IAL Eksperienca në mësimdhënie ne IALpublike, me kohë të plotë 1 pikë për çdo vit pune (jo më shumë se 5 pikë)
Eksperienca në mësimdhënie ne IAL publike, me kohë të pjesshme 0,5 pikë për çdo vit pune (jo më shumë se 2 pikë)
Aktiviteti kërkimor shkencor dhe i botimit.

 

 Artikuj të botuar në revista perëndimore të njohura me Faktor 2 pikë/artikull
Artikuj të botuar në revistë jashtë vendit me bord editorial me ISSN 1 pikë/artikull
Artikuj të botuar në revistë brenda vendit me bord editorial me ISSN 0.5 pikë/artikull
Pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare  (me abstract) 0.5  pikë/konferencë
Pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare ku punimi është botuar në proceeding me ISBN 1 pikë/konferencë
Eksperienca pjesmarrje ne projekte, organizim konferencash, seminaresh, udhëheqje doktoratash  etj 1 pikë për secilën

 

 

Botim monografie me ISBN brenda vendit 3 pikë/monografi
Botim monografie me ISBN jashtë vendit 5 pikë/monografi
Autor teksti me ISBN në fushën përkatëse të pranuar nga njesia bazë 5 pikë/tekst
Kualifikime Specializim jo më pak se një vit në fushën përkatëse të studimit brenda vendit 3pikë/vit
Specializim jo më pak se një vit në fushën përkatëse të studimit jashtë vendit  5 pikë/vit

 

 Intervista 10 pikë

 

  1. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

  1. Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën:   Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë,

Adresa: L. Pavarësia, 9400 Vlorë, Shqipëri

Sektori i  Administrimit të Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit

Pozicioni përse aplikohet

 

  1. Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
  • Formularin e aplikimit i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën univlora.edu.al, ose të tërhiqet dorazi në zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë;
  • Fotokopje të kartës së identitetit ID;
  • Jetëshkrim/ C.V;
  • Kopje të noterizuar të Diplomës/ave dhe listës/ave së notave të studimeve universitare.
  • Kopje të noterizuar të gradës shkencore dhe titujve akademik.
  • Kopje të librezës së punës;
  • Raport mjekësor për aftësinë në punë, lëshuar 3 muajt e fundit.
  • Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
  • Dëshmi të noterizuara të kualifikimeve, trajnimeve, arsimim shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj
  • Dëshmi të noterizuara të njohjes së gjuhës së huaj.
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare,workshop-e etj
  • Deklaratë e kandidatit për mos pasjen e konfliktit të interesit dhe nepotizëm me personelin e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

 

Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

 

  1. Afati që u lihet kandidatëve për të aplikuar është 2 javë kalendarike (26 janar- 08 shkurt) nga dita e publikimit të njoftimit në faqen zyrtare të internetit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë. Njoftimi publikohet dhe në Buletinin e Njoftimeve Publike.
  2. Konkurimi do të kalojë në dy faza, me vlerësim dosjeje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.