Aktivitete njoftime Njoftime FSHP

Dita Ndërkombëtare e Infermierit

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierit, departamenti i Infermierisë me koordinatore Dr.Denada Selfo dhe Msc.Deona Taraj,  në bashkëpunim me departamentin e Kujdesit dhe Qendrën Kërkimore Shkencore të Fakultetit të Shëndetit, organizuan aktivitetin promocional me temë: “Shpëto një jetë dhe bëhesh Hero, shpëto shumë jetë dhe bëhesh Infermier”.

Në kuadër të Ditës Botërore të Infermierit, studentë dhe personel  akademikë të fakultetit të shëndetit marshuan përgjatë bulevardit “Ismail Qemali” me postera dhe tullumbace në duar si simbol i falenderimit ndaj punës së palodhur të infermierit.

Të jesh infermier është profesioni më i bukur, sepse i shërben jetës dhe shëndetit por në të njëjtën kohë është dhe profesioni më sfidues për nga rëndësia e shërbimit që ofron. Në momentet delikate të shëndetit është infermieri ai që i gjendet më afër pacientit dhe përvec shërbimit shëndetësor dhuron shpresë tek çdo i sëmurë.

Infermieri dhe roli i tij në sistemin shëndetësor është i pazëvëndësueshëm, andaj jo vetëm sot por çdo ditë duhet të jemi falenderues ndaj këtyre profesionistëve që janë gjithmonë aty, nëçdo orë të natës dhe të ditës për të na shërbyer të gjithëve. Duhetti vlerësojmë për durimin dhe gatishmërinë që ata na ofrojnë si dhe të kuptojmë ngarkesën dhe përgjegjësinë që ata kanë përballëçdo situate shëndetësore.

Qëllimi i këtij aktiviteti është të fokusojë vëmendjen e popullatës tek infermierët dhe profesioni i tyre i vështire. Gjithashtu synon të vlerësojë dhe të lartësojë figurën e infermierit dhe rëndësinë që ka ai në ofrimin e shërbimeve shëndetësore të çdo niveli. Njëkohësisht të frymëzojë brezat e rinj të infermierëve që po edukohen në fakultetin tonë dhe jo vetëm, si dhe të nxisë dëshirën e tyre për të mësuar dhe për tu praktikuar që një ditë ta meritojnë këtë profesion të nderuar.