Të dashur studentë!
Në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dhe kontakteve të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë me Stakeholders (sipërmarrës, kompani, biznese kombëtare dhe ndërkombëtare), Ju njoftojmë se, Presidenti i Grupit BALFIN, z. Samir Mane, ka shprehur dëshirën dhe interesimin e tij personal për të zhvilluar një takim me studentët e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë. Me ftesë të Rektorit, Prof. Roland Zisi, Z. Mane do të vizitojë UV, në datën 30 prill 2024. Takimi i tij me Ju (me studentët) do të zhvillohet, prej orës 11: 00 deri në 12: 00, të datës 30 prill 2024, në sallën Rilindja.
Takimi do të jetë një bashkëbisedim i lirë mes Jush dhe Z. Mane, në një format të thjeshtë, me pyetje dhe përgjigje. Në këtë takim, përveç se, do të keni mundësi të njihni rrugëtimin e Z. Mane si Sipërmarrësi dhe Filantropi më i suksesshëm shqiptar, ai do të promovojë për Ju edhe Programin B4Students, një ide dhe projekt aktiv i Grupit BALFIN dhe Fondacionit Mane, i krijuar posaçërisht për mbështetjen e studentëve të universiteteve shqiptare.
Jeni të mirëpritur,
Ju presim ditën e martë, 30 prill 2024, ora 11: 00, ne Sallën Rilindja.
Bashkëlidhur Synops-i i Programit B4Students: Grupi BALFIN dhe Fondacioni Mane