Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr.63 datë 27.03.2024 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për 1 (një) vend të lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:
1 (një) personel akademik me angazhim kohë të pjesshme, kategoria “lektorë”, për semestrin Pranverë 2024, pranë Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Fakultetin e Shkencave Humane
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Personel akademik me kohë të pjesshme, që do të angazhohet në mësimdhënie në programin e studimit “Master Shkencor në mësimdhënien e gjuhës shqipe dhe letërsisë” në disiplinën e letërsisë, lënda ALB 357 “Histori e kritikës letrare”.
- Mbështetje për nevojat e Departamentit dhe Fakultetit.