njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për studentë në Universitetin Aristoteli në Selanik, Greqi (Aristotle University of Thessaloniki-AUTH)

Thirrje për bursa studimi për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Aristoteli në Selanik, Greqi (Aristotle University of Thessaloniki-AUTH), në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për bursë për mobilitet studimi.

Mobiliteti në nivel Shqipërie përfshin:

  1. Shkëmbimin për studentët e programeve të studimit të ciklit të parë dhe të dytë.

– Kohëzgjatja: 5 muaj

– Numri i mobiliteteve: 1 (një)

– Bursa: 850 Euro/muaj

  1. Shkëmbimin afatshkurter për studentët e programeve të studimit të ciklit të tretë.

– Kohëzgjatja: 20 dite

– Numri i mobiliteteve: 1 (një)

– Bursa: 56 Euro/ ditë

– Periudha e mobilitetit: Semestri “Vjeshtë” i vitit akademik 2024-2025 (Tetor 2024-Shkurt 2025)

  • Shpenzime udhëtimi: 180 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të

largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Udhëtimi i gjelbër (duke përdorur transportin tokësor dhe / ose ujor) sipas guidës të programit Erasmus+ në linkun: https://erasmus-plus.ec.europa.eu/document/erasmus-programme-guide-2023-version-1

Kriteret për aplikantët:

  • Të jenë studentë “Bachelor” (përjashtohen studentët që janë në vit të parë në periudhën e mobilitetit), “Master” dhe “Doktoratë” të UV-së.

Të jenë student, të cilët nuk e kanë përmbushur periudhën e lejuar të realizimit të mobilitetit brenda një cikli studimi (prej 12 muajsh në total).

– Njohja e gjuhës angleze/ greke minimalisht në nivelin B1.

  • Të jenë studentë në programet e studimit sipas kodit ISCED:

   All subject areas

Shënim: Studentët janë të lutur përpara dorëzimit të aplikimit të konsultohen me koordinatorin akademik të marrëveshjes/ përgjegjësin e departamanetit, nëse aplikimi i tyre është i përshatshëm mbështetur në katalogun e kurseve sipas linkut si më poshtë: 

https://eurep.auth.gr/en/students/info/courses

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për

Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit “Erasmus+” KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:

  • Merita akademike.
  • Kompetenca gjuhësore.
  • Pjesëmarrje në mobilitete. Prioritet do t’u jepet stafit që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.

Kritere të tjera shtesë:

  • Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi.
  • Kopje e dokumentit identifikues / pasaportë.
  • Vërtetim studenti.
  • Transkript notash.
  • Letër motivimi në anglisht.
  • Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës së huaj. Përjashtohen studentët e programit të gjuhës angleze.
  • Dokument që vërteton që studenti u përket grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti etj, (nëse e dispononi).

 

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:
  1. mechili@univlora.edu.al
  2. international@univlora.edu.al
  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Afati i fundit i aplikimit është 15/04/2024.

Procedura e përzgjedhjes:

  1. Nominimi prej UV-së
  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Për të garantuar pjesëmarrje prej të gjithë programeve të studimit përzgjedhja do të bëhet duke respektuar shpërndarjen e barabartë të numrit të bursave për çdo program studimi (1 bursë/program). Në rastet kur mungojnë aplikime për çdo program studimi bursat e mbetura do të shpërndahen mes aplikantëve duke respektuar renditjen e tyre.
  • Kandidatët aplikues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it mbi rezultatet e renditjes.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e studentëve të nominuar pranë AUTH me anë formularit elektronik.
  1. Faza e aplikimit pranë AUTH:
  • Të gjithë studentët e nominuar do të plotësojnë aplikimin online të AUTH-së brenda periudhës 26 Prill – 16 Maj 2024 dhe do të ngarkojnë të gjitha dokumentet e nevojshme mbështetëse të kërkuara si vijon:
  1. a) 1 foto;
  2. b) marrëveshjen lëndore për studime në anglisht e plotësuar dhe e firmosur vetëm prej UV-së. Nëse kohëzgjatja e mobilitetit do të jetë do të jetë një semester (5 muaj), ju duhet të keni 30 kredite në marrëveshjen lëndore. Nëse është 3 muaj, ju duhet të keni 20 kredite. Modeli i marrëveshjes gjendet në linkun:

https://eurep.auth.gr/sites/default/files/informative-material/Learning%20agreement_Incoming_International.doc

  1. c) Jetëshkrimin (Curriculim Vitae) në anglisht.
  2. d) Lista e notave në anglish
  3. e) Çertifikatë e gjuhës së huaj. Për nivelin e gjuhës duhet të vizitoni linkun: https://eurep.auth.gr/en/students/international/studies/language_requirements
  4. f) Diploma e mëparshme e studimeve (vetëm për studentët master dhe të doktoraturës)
  • Përzgjedhja prej AUTH.
  • UV do të nominojë studentët nëpërmjet formularit online “e-nomination”
  • Të gjithë të nominuarit do të marrin udhëzime sesi të aplikojnë online në sistemin AUTH duke dërguar të gjitha dokumentet e kërkuara.
  • Pas përfundimit të aplikimeve, të gjitha aplikimet do të vlerësohen nga Koordinatorët Erasmus+ të Shkollave dhe Fakulteteve të AUTH-së. Koordinatorët do të vlerësojnë performancën akademike të studentëve, nivelin e gjuhës, si dhe gjithashtu marrëveshjen lëndore.
  • Komisioni përzgjedhës i AUTH-së do të vendosi se cilit do i jepet granti i mobilitetit sipas kritereve të caktuara dhe numrin e vlefshëm të mobiliteteve për shtet.
  • UV-së do i niset një list me aplikantët e përzgjedhur ose jo.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve në gjuhë të huaj i gjeni në linket:

https://www.auth.gr/

https://eurep.auth.gr/en/students/info/courses

Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kreditë të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

 

 

FORMULAR STUDENT AUTH