njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për studentë në Universitetin Politeknik të Kartagjenës në Spanjë (Polytechnic University of Cartagena)

Thirrje për bursë studimi për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA171 International Credit Mobility.

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Kartagjenës në Spanjë (Polytechnic University of Cartagena) kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për bursë mobilitet për studim.

Mobiliteti në nivel Shqipërie përfshin:

  • Shkëmbimin për studentët e programeve të studimit të ciklit të parë dhe të dytë.
  • Shkëmbimin për studentët, që trajtohen me ndihmë ekonomike të programeve të studimit të të parë dhe të dytë.
  • Kohëzgjatja: 5 muaj
  • Numri i kuotave: 7
  • Periudha e mobilitetit: Semestri i parë/ dytë i vitit akademik 2024-2025.
  • Bursa: 850 Euro/muaj
  • Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Kriteret për aplikantët:

  • Të jenë studentë “Bachelor” (përjashtohen studentët që janë në vit të parë në periudhën e mobilitetit) dhe “Master” të UV-së.
  • Të jenë student, të cilët nuk e kanë përmbushur periudhën e lejuar të realizimit të mobilitetit brenda një cikli studimi (prej 12 muajsh në total).
  • Të jenë studentë në programet e studimit sipas kodeve ISCED:
  1. 0710 Engineering
  2. 061 Information and Communication Technologies
  3. 0716 Naval Engineering
  4. 0411 Accounting and taxation
  5. 0412 Finance, banking and insurance
  6. 0413 Management and administration
  7. 0414 Marketing and advertising
  8. 1015 Tourism

– Njohja e gjuhës angleze/ spanjolle minimalisht në nivelin B2.

Shënim: Studentët janë të lutur përpara dorëzimit të aplikimit të konsultohen me koordinatorin akademik të marrëveshjes/ përgjegjësin e departamanetit, nëse aplikimi i tyre është i përshatshëm mbështetur në katalogun e kurseve sipas linkut si më poshtë:  https://international.upct.es/courses-in-english

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi.
  • Kopje e dokumentit identifikues / pasaportë.
  • Vërtetim studenti.
  • Transkript notash.
  • Letër motivimi në anglisht.
  • Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës së huaj.
  • Dokument që vërteton që studenti u përket grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti etj, (nëse e dispononi).

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën international@univlora.edu.al
  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Afati i fundit i aplikimit është 15/04/2023

Procedura e përzgjedhjes:

  • Faza e Nominimit
  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Deri më 1 maj 2024, UV do të dërgojë pranë UPCT-së listën e kandidatëve.
  • Faza e përzgjedhjes nga universiteti pritës
  • Përzgjedhja finale e studentëve që do të përfitojnë bursat e akorduara për universitetet shqiptare do të realizohet nga Universiteti Politeknik i Kartagjenës.
  • Përzgjedhja finale është në fillim të qershor 2024.

Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kreditë të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve gjendet në linket në vijim:

https://www.upct.es/

https://international.upct.es/courses-in-english

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al)

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

FORMULAR STUDENT Kartagjena