njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ mësimdhënie për stafin akademik me kohë të plotë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Spartës, Turqi (Isparta University of Applied Sciences)

Thirrje për bursa mësimdhënie për stafin akademik me kohë të plotë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Spartës, Turqi (Isparta University of Applied Sciences) në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë stafin me kohë të plotë në UV të aplikojnë për bursë për mobilitet mësimdhënie.

Mobiliteti përfshin:

– Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie, i cili lidhet me fushën sipas kodeve ISCED “1013” “1015” dhe “041”

– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.

– Numri i kuotave: 3

– Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë” i vitit akademik 2023-2024.

– Dieta ditore: 140 Euro.

– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të

largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Kriteret për aplikim për stafin akademik:

  • Stafi akademik me kohë të plotë në UV.
  • Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2.

Kriteret e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të kritereve të përcaktuara prej Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Spartës, Turqi si mëposhtë:

  • Kompetenca e gjuhës së huaj, e cila duhet të jetë të paktën niveli B1 sipas standardeve CEFR. (+50 pikë)
  • Kontributi në përgatitjen e projektit KA171 (+20 pikë).
  • Stafi që i përket grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti etj. (+5 pikë)
  • Stafi që do të marrë pjesë për herë të parë në mobilitet Erasmus (+10 pikë).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje e dokumentit identifikues/ pasaportë.
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
  • Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës së huaj minimalisht niveli B1.
  • Dokument që vërteton se stafi i përket grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti etj. (nëse e dispononi)

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:
  1. fioralba.vela@univlora.edu.al
  2. international@univlora.edu.al
  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Afati i fundit i aplikimit është  05/04/2024

Procedura e përzgjedhjes:

  1. UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  2. Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  3. Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  4. Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë universitetit pritës.
  5. Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës e gjeni në linkun http://ëëë.isparta.edu.tr/en

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

  1. Koordinatorin akademik të marrëveshjes ndërinstitucionale Prof. Asoc. Fioralba Vela (fiorabla.vela@univlora.edu.al )
  2. Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK _ IUAS